Aktualitet

Shefja e Infektivit publikon FOTON e Tritan Kalos: I palodhur, i përkushtuar bashkë me infermier Bedriun të shpëtojnë jetë

6 Gusht 2020, 16:18 Nga DOSJA
Shefja e Infektivit publikon FOTON e Tritan Kalos: I palodhur, i

TIRANË- Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, Najada Çomo, ka shpërndarë sot një foto të mjekut Tritan Kalo dhe infermierit, Bedriut. Në një postim në mediat sociale, Çomo shkruan se Kalo dhe Bedriu janë të palodhur dhe po punojnë me përkushtim maksimal ndaj pacientëve.

Më tej ajo shton se të gjithë bashkë në spital janë për një qëllim, për të shëruar sa më shumë pacientë nga COVID-19.

“Profesor Tritan Kalo, i palodhur, çdo dite ne krye te detyres, dhe dijeplote, bashke me Bedriun, infermierin qe ka perkushtim maksimal, ndaj pacienteve, Te gjithe Ne, jemi per nje qellim, Sa me shume te sheruar nga Covid -19 Ju mbrohuni????”, shkruan Çomo.

Ky reagim i Çomos, vjen në një kohë kur në vend janë 2673 raste aktive dhe 188 pacientë kanë humbur jetën. Po ashtu sot janë konfirmuar dhe 127 raste të reja.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat kunder covid 19 najada çomo tritan kalo masat kunder covid 19 najada çomo tritan kalo

Sondazh

Poll