Bota

U hodh në det pas shpërthimit të fuqishëm, gjendet i gjallë pas 30 orësh punëtori i Portit të Bejrutit

6 Gusht 2020, 16:08 Nga DOSJA
U hodh në det pas shpërthimit të fuqishëm, gjendet i

LIBAN– Një punëtor i Portit të Bejrutit është gjetur i gjallë 30 orë pas shpërthimit të fuqishëm në kryeqytetin libanez.

Fotografia e Amin al-Zahed, është publikuar në një faqe në “Instagram” kushtuar gjetjes së banorëve të zhdukur, por u gjet në detin Mesdhe.

Deri më tani pas shpërthimit të fuqishëm të së martës kanë humbur jetën të paktën  157 persona dhe janë plagosur  5 mijë të tjerë, ndërkohë autoritetet bëjnë me dije se shumë persona kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.

Një pamjet e publikuara në mediat sociale, shihet një burrë në kuvertën e një anijeje, i cili po mban një të plagosur të mbuluar në gjak. I plagosuri thuhet se është Amin al-Zahet, punëtori i portit.

Ndërkohë mësohet se ai është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Bejruti është kthyer në një qytet fantazmë, pasi të martën në kryeqytetin Libanez, ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Shkak i kësaj katastrofe është bërë shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite. Deri më tani raportohet për 157 viktima dhe mbi 5 mijë të plagosur. Ndërkohë nën rrënoja ndodhen edhe shumë persona të tjerë. Presidenti i Libanit, Michel Aoun ka bërë me dije se zyrtarët e portit tashmë janë në arrest shtëpie, ndërsa vijojnë hetimet për ngjarjen.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota amin al-zahed amin al-zahed

Sondazh

Poll