Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra drejtuesin e Prokurorisë së Sarandës, Edison Ademit. Sipas KPK-së Ademi, kishte probleme me shtyllat e vlerësimit të Vettingut, pasi akuzohet se ka bërë deklarim të rremë, ka feshur pasurinë dhe se ka njohje me dy persona që kishin precedent të mëparshëm penal. Pas këtij shkarkimi Prokuroria e Sarandës mbetet pa drejtues dhe ende nuk është mësuar se cili do të jetë emri që do të zevëndësojë Ademin.
Në përfundim të seancës ku trupi gjykues komunikoi vendimin për shkarkimin e tij, Ademi ka shpërthyer në akuza kundër KPK-së. Teksa largohej nga salla ai është dëgjuar të thoshte: “Kjo nuk mbaron këtu, do përballemi sërish bashkë. Po nuk të futa në burg, mbaje mend”.
Po ashtu kryeprokurori i qytetit bregdetar mohoi gjetjet e KPK-së, dhe në seancën dëgjimore hodhi akuza kundër KPK-së dhe tha se ata mund të jenë ndikuar në hetimin e tyre nga një person i dënuar për trafik narkotikësh. “Kam informacione nga publiku, se një person i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike, i cili ka një të afërm në KPK, ka ndikuar në hetim, në mënyrë që të më dëmtojë”, tha Ademi në seancën paraprake.
Hetimet për Ademin
Në lidhje me kriterin e pasurisë, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit, ka dorëzuar raport negativ për prokurorin, duke konstatuar deklarim të rremë, fshehje të pasurisë dhe gjendje në kushtet e konfliktit të interesit, sa i takon marrjes me qira të një prone për 99 vite. Ndërkohë, nga hetimi i Komisionit, janë konstatuar pasaktësi lidhur me deklarimin për apartamentin me sipërfaqe 130 metra katrorë në Vlorë, të blerë në vitin 2012 në vlerën 45 mijë dollarëve.
Nga hetimi, janë evidentuar paqartësi edhe për një apartament ku ka jetuar në vitin 2003. Problem është konstatuar edhe në blerjen e 2 makinave, shpenzimet për të cilat nuk arrinte t’i justifikonte. Sa i përket vlerësimit profesional, është konstatuar se nuk ka problematika me aftësitë profesionale dhe organizative. Por, në lidhje me etikën janë evidentuar dëshmi të rreme për njohjen dhe kontaktin me dy persona të proceduar penalisht.
Ditën e sotme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit janë mbajtur tre senaca ku janë dhënë vendimet për dy prokurorë dhe një gjyaktës. Të tre këto subjekte sipas KPK-së kanë pasur probleme me pasurinë dhe janë shkarkaur. Nga sot Apeli i Krimeve të Rënda, Prokuroria e Sarandës dhe Prokuroria e Durrësit do të jenë pa drejtues. Fehmi Petku (Lexo këtu) që drejtonte Apelin e Krimeve të Rënda është zëvendësuar me Saida Dollapi e komanduar. Ndërsa Edison Ademi dhe Ferdinand Elezi (Lexo këtu) kanë lënë institucionet pa drejtues.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Banorët e Bregut të Lumit janë ngritur sërish në protestë ditën e sotme dhe janë përplasur me policinë pasi kundërshtojnë prishjen e banesave. Deri më ...
TIRANË- Dosja.al ka mësuar se tre persona kanë mbetur të lënduar gjatë protestës së zhvilluar tek Bregu i Lumit. Protestuesi Uzur Mandri 76 vjeç ësh...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka postuar në Facebook dy video ku sipas tij tregojnë dhunën që ka ushtruar policia për të hyrë n...
TIRANË– Policia ka nxjerrë me forcë banorët e shtëpive në Bregun e Lumit, të cilat pretendohen të prishen. Dosja.al mëson se deri tani është arritur të pri...
TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në seancën e sotme ka vendosur që të shkakrojë nga detyra gjyqtarin, Fehmi Petku. Gjyqtari që ishte dhe kreu i ...
DIBËR– Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Dibrës. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se bëhet fjalë për një shtetas 34 vjeç, me in...
TIRANË- Banorët e Bregut të Lumit edhe sot janë zgjuar me fadromat e policisë tek dera e shtëpive. Në mbështjete të banorëve kanë shkuar dhe ish-deputetët ...
Tiranë- Astrit Patozi i ftuar në “Byro Politike” është shprehur se opozita duhet të hyjë në zgjedhjet vendore për të mirën e vendit.Patozi theksoi se kreu i P...
TIRANË- Ndonëse aksidentet rrugore me pasojë humbjen e jetës kanë qenë në rënie, Shqipëria renditet e shtata në Europë për numrin më të lartë të tyre. Në 2...
TIRANË- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po...