Aktualitet

Dimri rikthehet në Kukës, reshje shiu e dëbore në zonat malore, rriten prurjet në Fierzë

9 Prill 2019, 08:47 Nga DOSJA
Dimri rikthehet në Kukës, reshje shiu e dëbore në zonat

KUKËS-Muaji prill ka risjellë dimrin në qarkun e Kukësit.

Vranësira, reshje shiu dhe dëbore në zonat malore, kjo është panorama në qytetin verior.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se reshjet e shiut kanë sjellë probleme në disa segmente rrugore, ku ka patur edhe rrëshqitje dherash.

ARRSH ka ndërhyrë duke pastruar segmentet problematike. Deri më tani nuk kan probleme me lëvizjen në të gjithë qarkun.

Situata me reshjet ka përmirësuar situatën hidrike të prurjeve në Liqenin e Fierzës nga të dy lumenjtë, Drini i Bardhë dhe Drin i Zi.

(F.g/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kukes moti i keq reshje shiu kukes moti i keq reshje shiu

Sondazh

Poll