Aktualitet

Prishja e fidanishtes/ Studentët dhe pedagogët e UBT-së në ditën e 4 të protestës: Nuk do ndalemi

9 Prill 2019, 08:31 Nga DOSJA
Prishja e fidanishtes/ Studentët dhe pedagogët e UBT-së në

Tiranë-  Studentët dhe pedagogët e UBT-së kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme pasi nuk janë dakort që të prishet fidanishtja në këtë korpus universitar. Ata janë sot në ditën e 4 të protestës së tyre dhe shprehen se do të vazhdojnë të bojkotojnë mësimin. 

“Nuk do ndalemi Protestën do ta përshkallëzojmë. Kur vijnë këtu flasin vetëm gjëra të mira por kur ikin na bëjnë këto”, u shpreh një studente. 

Studentët dhe pedagogët janë kundër prishjes së fidanishtes në këtë korpus universitar për të ndërtuar një shkollë 9-vjeçare. Veliaj e quajti protestën një turp, pasi sipas tij aty po ndërtohet në një pronë private të shpronësuar nga Bashkia e Tiranës dhe shkolla është jetike për zonën. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet prishja e fidanishtes protesta në ubt prishja e fidanishtes protesta në ubt

Sondazh

Poll