Aktualitet

U vra nga vrasës me pagesë, ish-komisari Artan Cuku shpallet “Dëshmor i Atdheut”

9 Prill 2019, 09:21 Nga DOSJA
U vra nga vrasës me pagesë, ish-komisari Artan Cuku shpallet

TIRANË- Qeveria shqiptare i jep titullin “Dëshmor i Atdheut” ish-komisarit të vrarë poshtë banesës së tij, Artan Cuku. Cuku u vra në pallatin e tij nga vrasës me pagesë në 8 prill të vitit 2017.

Cuku u vra nga ekzekutori Mikel Shallari, ndërkohë që porositësi Bledar Jambelli u arrestua në 31 dhjetor të 2018 në Greqi.

Arrestimi i 38-vjeçarit u informua nga Interpol Tirana dhe Policia e Shtetit. Ai akuzohet se porosi vrasjen e Artan Cukut për hakmarrje pasi e kishte arrestuar në vitin 2012 kur Cuku ishte drejtor Policie në Vlorë.

Mikel Shallari, pas arrestimit, mori statusin e të penduarit të drejtësisë dhe tregoi se kishte marrë 3 mijë euro, ndërsa në total Jambelli sipas tij i kishte premtuar 20 mijë euro që nuk i kishte marrë. Sipas Shallarit, nëpërmjet kushëririt të tij Kristaq Leci, ai u kontaktua nga Jambelli duke i porositur vrasjen. Për këtë krim Shalalri u tha hetuesve se do të merrte 20 mijë euro por pasi kishte kryer vrasjen mori vetëm 3 mijë euro ndërsa nga ai moment as Leci dhe as Jambelli nuk i përgjigjeshin në telefon. Identifikimi i Shallarit u bë nga gjurmët e ADN-s në rrobat që ai hodhi në një kosh mbeturinash pas postës numër 8-të në kryeqytet. Kjo ADN u identifikua nga autoritetet zviceriane të cilat kishin në arkivin e tyre profilin e Shallarit si një shtetas që disa vite më parë kishte qenë i arrestuar dhe dënuar atje. Për Jambellin rëndon masa e sigurisë arrest me burg në mungesë ndërsa ekstradimi i tij pritet të vendoset nga drejtësia Greke përgjatë muajit Janar 2019.

Motivet e vrasjes

Jambelli ka porositur vrasjen e Artan Cukut për rihapjen e një dosje në vitin 2012, kohë kur kryekomisari ishte Drejtor i Policisë Vlorë. Kjo dosje solli edhe arrestimin e Bledar Jambellit, të akuzuar për vrasjen e Shpëtim Mukës dhe Ervis Shehut në vitin 1997, e njohur si masakra e “Pusit të Mezinit”. Kjo dosje ishte e mbyllur nga prokuroria, por Artan Cuku gjeti prova dhe vuri në pranga Bledar Jambellin. Çuditërisht 38-vjeçari u la i lirë nga gjykatat shqiptare për mungesë provash në vitin 2013. 4 vite më pas Jambelli vendosi të hakmerret duke paguar Mikel Shallarin për të vrarë Artan Cukun. Mikel Shallari ka bashkëpunuar me drejtësinë dhe ka konfirmuar që ka qënë Bledar Jambelli, i cili e pagoi për të vrarë Artan Cukun.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan cuku deshmor bledar jambelli mikel shallari vrasja e artan cukut artan cuku deshmor bledar jambelli mikel shallari vrasja e artan cukut

Sondazh

Poll