Aktualitet

Protesta te Bregu i Lumit, Avokati i Popullit: Po ndjekim situatën nga terreni

9 Prill 2019, 09:15 Nga DOSJA
Protesta te Bregu i Lumit, Avokati i Popullit: Po ndjekim situatën nga

Tiranë- Për protestën te Bregu i Lumit ka reaguar edhe Avokati i Popullit. Ky institucion shprehet se po ndjek hap pas hapi protestën dhe përplasjet që po ndodhin aty.

“Prej ditës së djeshme ndjekim situatën e konfrontimit. Janë nisur procedurat për verifikimin në terren. Në terren janë komisioneret Ejona Canaj dhe Ermonel Ruspi.”, njofton Avokati i Populli. Banorët po vijojnë të përplasen me Policinë dhe nuk lejojnë shembjen e banesave. Deri më tani janë arrestuar  6 protestues, ndërsa 3 të tjerë kanë përfunduar në spital. Po kështu edhe 3 efektivë police janë plagosur.

Reagimi i plotë:

AVOKATI I POPULLIT NDJEK NGA TERRENI SITUATËN TE BREGU I LUMIT

Prej ditës së djeshme institucioni i Avokatit të Popullit po ndjek me kujdes situatën e konfrontimit mes një numri banorësh pronat e të cilëve preken nga një projekt infrastrukturor në zonën e Bregut të Lumit.

Prej orës 12.30 të ditës së djeshme ndihmëskomisionerët e Seksionit të Administratës Arben Gjoleka dhe Erind Pirani kanë marrë kontakt me banorët dhe kanë nisur procedurat e verifikimit të situatës së terrenit.

Ditën e sotme një ekip i zgjeruar i Avokatit të Popullit i përbërë nga Komisioneret Erjona Canaj, Ermonela Ruspi dhe disa ndihmëskomisionerë ndodhen në vendin e ngjarjes. Komunikime të tjera në vijim…

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet avokati i popullit protesta te bregu i lumit avokati i popullit protesta te bregu i lumit

Sondazh

Poll