Aktualitet

SHBA blindoi Forcat e Armatosura, ‘xhelozohen’ mediat greke, Artan Hoxha: Qirje, mos u trembni…

9 Prill 2019, 08:29 Nga DOSJA
SHBA blindoi Forcat e Armatosura, ‘xhelozohen’ mediat greke, Artan

TIRANË-Dhurimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcat e Armatosura të Shqipërisë të 37 mjeteve të blinduara duket se ka shqetësuar mediat greke, që kanë raportuar se kanë ‘zbuluar’ një operacion secret të transportimin të mjeteve.

Përgjigjen ua ka kthyer gazetari investigativ Artan Hoxha, i cili shkruan se mediat greke nuk kanë bërë asnjë zbulim, pasi ceremonia e dorëzimit ka qenë publike.

Reagimi i plotë i Artan Hoxhës:

Mediat greke jane shqetesuar ditet e fundit se Shtetet e Bashkuara te Amerikes po armatosin Ushtrine shqiptare.
Madje kane perdorur per ilustrim foto te shkrepura gjoja “rastesisht” nga qytetare te “vemendshem”, te cilet kane pare operacionin “sekret” te transportimit te 37 mjeteve te blinduara nga porti i Durresit.
Qirje greku, mos u trembeni sepse nuk keni zbuluar ndonje sekret te madh.
Ambasada e SHBA-ve ne Tirane e ka publikuar ne faqen e vet ceremonine e dorezimit te 37 transportuesve te blinduar per Ushtrine shqiptare.
Madje kane publikuar diplomaten me te rendesishme te SHBA-ve ne Tirane sebashku me ushtarake perfaqesues te US ARMY, dhe trupat e batalionit special te Forcave te Armatosura te Ushtrise Shqiptare….

Disa ditë më parë, SHBA i dorëzuan Forcave të Armatosura të Shqipërisë rreth 37 mjete të blinduara. Këto mjete janë rezistente ndaj pritave dhe kurtheve të minuara. Mjetet e blinduara të markës International MaxxPro MRAP (Mine Resistant Ambush Protected), do të përdoren nga strukturat e Forcave tona të Armatosura, të cilat janë pjesë e mbrojtjes kolektive të NATO-s. Në ceremoninë e dorëzimit të këtyre mjeteve, mori pjesë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, Leyla Moses-Ones dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha mediat greke mjete te blinduara shba artan hoxha mediat greke mjete te blinduara shba

Sondazh

Poll