ME VIDEO/ Pamjet nga ajri, gjithçka ka mbetur në kryeqytetin libanez pas shpërthimit tragjik që vrau 100 persona
5 Gusht 2020, 11:05Nga DOSJA
LIBAN– Kryeqyteti libanez, Bejruti pasditen e djeshme u trondit rëndë nga shpërthim i fuqishëm ku për pasojë ka lënë të vdekur mbi 100 persona dhe ka plagosur mbi 4 mijë të tjerë.
Banesat janë rrafshuar dhe Bejruti është kthyer në një qytet fantazmë, pasi tashmë ajo që shihet janë vetëm rrënoja të mbuluara nga pluhuri.
Mediat e huaja kanë publikuar një video me pamje nga ajri që tregon gjithçka ka mbetur pas shpëthimit tragjik të së martës në portin industrial.
Por ndërkohë që janë konfirmuar 100 viktima, autoritetet bëjnë me dije se numri i viktimave mund të jetë edhe më i lartë. Ku gjithashtu edhe Ministri i Shëndetësisë, Hamad Hassani tha se numri i viktimave pritet të rritet.
Bejruti është kthyer në një qytet fantazmë, pasi ditën e djeshme në kryeqytetin Libanez, ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Shkak i kësaj katastrofe është bërë shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite. Deri më tani raportohet për 100 viktima dhe mbi 4 mijë të plagosur. Ndërkohë nën rrënoja ndodhen edhe shumë persona të tjerë. Presidenti i Libanit, Michel Aoun ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 4,918,770 të infektuar dhe janë ...
LIBAN-Tre zyrtarë të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së thanë ditën e sotme për mediat e huaja se nga mbrëmja e së martës nuk kishte asnjë indikacion se shp...
SHBA– Koronavirusi ka “mposhtur” botën prej më shumë se 6 muajsh, ndërsa duket se nuk do të zhduket edhe për një kohë të gjatë.Ndërkohë përgjatë kësaj kohe edh...
LIBAN– Kanë kaluar më shumë se 12 orë prej shpërthimit tragjik në Liban që u ka marrë jetën më shumë se 100 personave dhe ka lënë të plagosur me mijëra të tjerë...
LIBAN-Ministri i Shëndetësisë libaneze, Hamad Hasan u ka bërë thirrje qytetarëve që të largohen nga vendi pasi situata është tepër shqetësuese pas shpërthimit t...
MAQEDONI E VERIUT– Me konstituimin e Parlamentit, në Maqedoninë e Veriut, shqetësuese mbetet gjetja e numrave për të krijuar mazhorancën qeverisëse. Sifda për k...
LIBAN– Shpërthimi i djeshëm në Liban që ka marrë jetën e 100 personave dhe ka plagosur të paktën 4 mijë të tjerë ka lënë pas pasoja katastrofike.I gjithë ...
Pas shpërthimit të tmerrshëm në Bejrut me shumë viktima, Franca ka dërguar të mërkurën dy avionë luftarakë me ndihma, ku ndodhen 55 pjesëtarë të mbrojtjes civil...
LIBAN– Shpërthimi i djeshëm në Liban që ka marrë jetën e 100 personave dhe ka plagosur të paktën 4 mijë të tjerë ka shkaktuar dhe shumë dëme të tjera mjedisore....