Bota

Ndahet nga jeta mjeshtri i gazetarisë televizive italiane, Sergio Zavoli në moshën 96-vjeçare

5 Gusht 2020, 09:25 Nga DOSJA
Ndahet nga jeta mjeshtri i gazetarisë televizive italiane, Sergio Zavoli

ITALI- Sergio Zavoli, mjeshtri i gazetarisë televizive italiane ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën  96-vjeçare.

“Babai” i programeve historike si ”La notte della Repubblica’, ishte komentator në radio si edhe president i RAI-t, gjatë viteve 1980-86. Lindur në Ravenna në 1923, Zavoli ishte bashkuar me RAI-n në 1947 si një gazetar i radios. Zavoli pati transmetime mjaft të suksesshme si TV7, AZ apo Controcampo. Gjithashu punoi si redaktor i ”Mattino di Napoli” (1993-94) dhe nënshkroi si kolumnist për revista të ndryshme si ”Oggi”, ”Epoca” dhe ”Jesus”.

Senator nga 2001 deri në 2018, në 2009 ai u zgjodh kryetar i komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e RAI-t. Ai ka shkruar ese, të tilla si ”Udhëtimi rreth njeriut” (1969), ”Lindja e një diktature” (1973) dhe ”Nata e Republikës” (1992).

Ai gjithashtu botoi ”Dhjetë vjet të jetës sonë: 1935-1945” (1960); ”Njëzet vjet të tjerë të jetës sonë: 1945-65” (1965); ”Fëmijët e labirintit” (1974); ”Socialisti i Zotit” (1981); ”Romancë” (1987); ”Me këtë ritëm” (1993); ”Një vështrim i kujdesshëm” (1995); ”Dosja e kancerit” (1999); ”Dhimbja e padobishme” (2002); ”Ditari i një kronisti” (2002); ”Çështja: eklipsi i Zotit dhe historia” (2007). (Atsh)

Burimi:leggo.it

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota sergio zavoli sergio zavoli

Sondazh

Poll