Bota

Covid-19 nuk zhduket lehtë/ Shkon mbi 700 mijë numri i viktimave në botë nga koronavirusi, Meksika me shifra të frikshme

5 Gusht 2020, 10:48 Nga DOSJA
Covid-19 nuk zhduket lehtë/ Shkon mbi 700 mijë numri i viktimave

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 4,918,770 të infektuar dhe janë shënuar 160,323 viktima. COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi.

Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 48,869, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 857 pacientë me Covid-19.
Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 96.096 viktima dhe 2,808,076 milionë të infektuar.

Edhe Rusia po përballet me raste të shumta të pacientëve me koronavirus, ku në 24 orët e fundit janë raportuar mbi 5.204 raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 14,490.

Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4.634 viktima dhe 84,491 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 27 raste të reja.

Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 35,171 viktima dhe në Francë 30,296, ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur jetën 28,498.

Burimi: TheGuardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll