Bota

Me duartrokitje dhe brohorima, një person nxirret i gjallë nga rrënojat 10 orë pas shpërthimit tragjik në Liban

5 Gusht 2020, 10:23 Nga DOSJA
Me duartrokitje dhe brohorima, një person nxirret i gjallë nga

LIBAN– Kanë kaluar më shumë se 12 orë prej shpërthimit tragjik në Liban që u ka marrë jetën më shumë se 100 personave dhe ka lënë të plagosur me mijëra të tjerë.

Nga mediat e huaja është mësuar se pas më shumë se 10 orë kërkimesh në Bejrut për të nxjerrë trupat e pajetë ekipet e kërkim- shpëtimit kanë arritur të nxjerrin nga rrënojat edhe një të mbijetuar.

Në videon e publikuar shihet teksa mjekët e transportojnë për në ambulancë ndërsa njerëzit përreth bërtasin: Issam është gjallë.

Tashmë Issam ka marë vetëm disa lëndime në trup dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kujtojmë se deri më tani janë konfirmuar të plagosur plagosur mbi 4000 persona nga shpërthimi  masiv i shkaktuar nga 2.750 ton nitrat amoniumi të ruajtur në mënyrë të pasigurt në një depo, kanë raportuar autoritetet vendase.

Bejturi është kthyer në një qytet fantazmë, pasi ditën e djeshme në kryeqytetin Libanez, ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Shkak i kësaj katastrofe është bërë shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite. Deri më tani raportohet për 100 viktima dhe mbi 4 mijë të plagosur. Ndërkohë nën rrënoja ndodhen edhe shumë persona të tjerë.  Presidenti i Libanit, Michel Aoun ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota issam shperthimi ne liban issam shperthimi ne liban

Sondazh

Poll