Bota

VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në kryeqytetin libanez, flakët përfshijnë depot e portit. 50 viktima dhe 2700 të plagosur (Dëshmitë e banorëve)

  • Njerëz të gjakosur, pallate të shkatërruara. Pamjet tronditëse që vijnë nga Bejruti, situata kaotike në qytetin ‘fantazëm’
  • Një shpërthim i fuqishëm ka goditur kryeqytetin libanez, ndërsa u raportua edhe për një shpërthim tjetër të mundshëm në zonë, ku për pasojë deri më tani raportohen të kenë vdekur 50 persona dhe janë plagosur 2750 të tjerë. Ndërsa dëshmitarët okularë të kësaj ngjarje tragjike kanë mbetur të shokuar nga shpërthimi i fuqishëm në portin e Bejrut.
    Përditësuar:

    LIBAN- Pasditen e sotme kryeqyteti libanez, Bejrut është tronditur nga shpërthimi i fuqishëm, ku për pasojë kanë vdekur 50 persona dhe janë  plagosur 2750 të tjerë.  Në videot e publikuara nga mediat e huaja pamjet nga Bejruti janë shokuese. Dëgjohen njerëz që bërtasin pas shpërthimit të jashtëzakonshëm, ndërkohë vendi është përfshirë nga flakët dhe tym i dendur.

    Sipas informacioneve paraprake  thuhet  se shpërthimi ka ndodhur në zonën e portit të qytetit ku është edhe një fabrikë fishekzjarresh. Mësohet se si shkak i shpërthimit ka njerëz që ecin rrugëve të mbuluar me gjak.

    Ky shpërthim i madh që ka goditur kryeqytetin libanez,  vjen përpara aktgjykimit në një gjyq për vrasjen e ish-kryeministrit Rafik Hariri në 2005.  Ndërkohë raportohet edhe për një shpërthim  të  dytë të mundshëm në  rezidencën Hariri në qytet.

    Ministri i shëndetësisë në Liban ka folur për shumë lëndime dhe dëme të mëdha. Hamad Hassan,  tha se qindra persona janë plagosur nga shpërthimi. Ndërkohë guvernatori i Beirutit, Marwan Abboud, ka njoftuar se pas shpërthimit janë zhdukur 10 zjarrfikës.

    Gjithashtu nga shpërthimi ndërroi jetë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Kristiane Kataeb, Nazar Najarian. Situata në spitale është kaotike, teksa mjekët përpiqen të mjekojnë një dyzinë me të plagosur. 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Gjenerali i Përgjithshëm i Sigurisë, Abbas Ibrahim, ka hedhur poshtë tezën, se shpërthimi ka ndodhur nga fishekzjarret.

    Në lidhje me ngjarjen e rëndë kanë reaguar edhe krerët më të lartë të shtetit shqiptar. Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama, kanë shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave.

    Burimi: METRO 

    A.C/G.SH./Dosja.al

    • 23:41

      Dhjetë zjarrfikës zhduken pas shpërthimit në Liban, situatë kaotike në spitale, Gjenerali i Përgjithshëm: Është naive të thuash se erdhi nga fishekzjarret

      Të paktën 10 zjarrfikës raportohen të humbur, pas shpërthimeve në Beirut. Lajmi është konfirmuar nga guvernatori i Beirutit, Marwan Abboud, i cili theksoi se skena i ngjan me shpërthimin e bombës atomike në Hiroshima dhe Nagasaki.

      Nuk e dimë. Ra zjarr. Zjarrfikësit erdhën për ta shuar, pastaj ndodhi shpërthimi dhe ata nuk gjenden. Po i kërkojmë. I ngjan asaj që ndodhi në Hiroshima dhe Nagasaki. Në jetën time nuk kam parë një shkatërrim deri në këtë gradë“, tha ai.

      Shpërthimi në Liban

      Ndërkohë Gjenerali i Përgjithshëm i Sigurisë së Libanit, Abbas Ibrahim u shpreh se shpërthimi u shkaktua nga lëndë eksplozive të fuqishme.

      Do të ishte naive, që të thuash se shpërthimi erdhi nga fishekzjarret“, u shpreh ai për një media vendase.

      Pas shpërthimit është krijuar edhe një situatë kaotike në spitale, me mjekë që përpiqen të mjekojnë një dyzinë me të lënduar.

    • 23:26

      Shpërthimi i fuqishëm në Liban, në mesin e viktimave edhe politikanë

      Një shpërthim i fuqishëm tronditi pasditen e sotme kryeqytetin e Libanit. Në mesin e viktimave ishin edhe politikanë vendas. Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se si pasojë e shpërthimit, ka ndërruar jetë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Kristiane Kataeb, Nazar Najarian.

      Ky i fundit ndodhej në zyrën e tij kur ndodhi shpërthimi. Ai ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda.

      Nizar Najarian
    • 22:53

      Tragjedia në Bejrut, Meta e Rama shprehin trishtim: Solidarizim me popullin e Libanit

      Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta kanë reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në kryeqytetin e Libanit në Bejrut. Me anë të reagimeve në mediat sociale, krerët e shtetit në Shqipëri shprehen se mendimet e tyre po shkojnë për familjet e viktimave dhe të të plagosurve.

      Foto e publikuar nga Rama

      EDI RAMA: Çfarë lëndimi e trishtimi! Vdekje, plagosje, shkatërrim që le pa frymë e pa fjalë! Ngushëllime e solidaritet me popullin e Libanit🇦🇱🤝🇱🇧

      ILIR META: Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe të lënduarit nga shpërthimi tragjik në Bejrut! Solidarizim me popullin e Libanit. 🇦🇱🤝🇱🇧
    • 22:28

      Njerëz të gjakosur, pallate të shkatërruara/ Pamjet tronditëse që vijnë nga Bejruti, situata kaotike në qytetin ‘fantazëm’

      Shpërthimi masiv që tronditi ditën e sotme kryeqytetin e Libanit, Bejrut, ku mijëra njerëz mbetën të plagosur dhe 50 raportohen të vdekur, la të shokuar të gjithë botën. Videoja e shpërthimit bëri xhiro në rrjet duke i lënë njerëzit të tronditur nga ajo që po shikonin.

      Nëpër rrugët e qytetit ka pllakosur kaosi dhe shkatërrimet e shumta dhe pallate të tëra janë dëmtuar nga shpërthimi. Këto janë vetëm disa nga pamjet tragjike të asaj që ndodhi sot pasdite.

    • 21:59

      Shkon në 50 numri i viktimave në Liban pas shpërthimit të fuqishëm

      Ka shkuar ne 50 numri i viktimave nga shpërthimi i fuqishëm në Liban. Kjo shifër është konfirmuar nga Ministri i Shëndetësisë, Hamad Hassan.

      Pamje nga qyteti Bjerut

      Ndërkohë janë konfirmuar deri më tani 2,750 të plagosur. Shpërthimi i sotëm në kryeqytatin libanez ishte i fortë, aq sa nga dëshmtë e banorëve tha se ishte një situatë e tmerrshme.

    • 19:50

      10 viktima nga shpërthimi i fuqishëm/ Kryeministri libanez shpall ditën e zisë kombëtare

      Kryeministri i Libanit, Hassan Diab ka njoftuar se nesër do të jetë një Ditë Zie Kombëtare pas këtij shpërthimi tragjik që përfshiu  vendin këtë  të martë. Deri më tani mësohet se janë shënuar 10 viktima, por sipas zyrtarëve vendas mund të ketë një numër shumë të lartë të të vdekurëve, pasi shpërthimi ishte teje i fuqishëm.  Presidenti Michael Aoun ka thirrur Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për një takim “urgjent” këtë mbrëmje në Pallatin Baabda. Ndërkohë sipas mediave vendase shkaku i shpërthimit mbetet ende i panjohur.

    • 19:19

      Shpërthimi tragjik në Liban/ Raportohen të paktën 10 viktima dhe qindra të plagosur

      Pas shpërthimit të fuqishëm gjatë pasdites së sotme në Liban të paktën 10 trupa të pajetë  janë dërguar në spitale, tha një burim i sigurisë libaneze dhe një burim mjekësor për agjencinë e lajmeve Reuters. Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin. Ndërsa disa raporte lokale sugjerojnë se mund të ketë qenë aksident në një depo të ruajtjes së zjarrit.

    • 19:06

      “Njerëzit vraponin të gjakosur”, Dëshmitë e banorëve pas shpërthimit masiv në Liban: Ballkonet u hodhën poshtë ndërtesave

      Pasditen e sotme Libani është tronditur nga një shpërthim masiv pranë depove të portit në kryeqytet ku për pasojë kanë mbetur qindra të plagosur dhe raportohet për viktima. Ndërsa mediat vendase raportojnë edhe për një shpërthim të dytë i cili nuk është i konfirmuar. Menjëherë pas kësaj ngjarje qytetarët kanë mbetur të shokuar për çfarë ka ndodhur ndërsa tregojnë sesi e përjetuan këtë shpërthim të frikshëm. “Pashë një zjarr dhe tym që ishte në qiellin e Bejrutit. Njerëzit ishin duke bërtitur dhe vrapuar, gjakosur. Janë shkatërruar xhami dhe ndërtesa të tëra. Një xhami e lartë u rrënua e ra në rrugë.”– thotë një dëshmitar. Ndërkohë kujtojmë se edhe Ministri i Shëndetësisë ka konfirmuar se kishte një “numër shumë të madh” të të plagosurëve dhe të dëmtimeve dhe një sasi të madhe dëmesh.Të gjitha dritaret e zonës në qendër të qytetit janë shkatërruar, ka njerëz të plagosur përreth.”– deklaroi një tjetër dëshmitar. “Ballkonet u hodhën poshtë ndërtesave. Xhami në ndërtesat e larta u shpartallua dhe ra në rrugë. Të gjitha dritaret e zonës në qendër të qytetit janë shkatërruar dhe ka njerëz të plagosur që ecin përreth. Është kaos i plotë”.- ka thënë një tjetër.

    • 18:56

      “Kam humbur dëgjimin”, Dëshmitari okular përshkruan momentin e shpërthimit të fuqishëm në Liban: E dija se diçka nuk ishte në rregull (VIDEO)

      Dëshmitari okular Hadi Nasrallah ka folur në BBC për momentin e shpërthimit të fuqishëm në kryeqytetin libanez. Ai tha se shpërthimi,  shkaku i të cilit aktualisht nuk dihet – ishte “shumë i frikshëm”.  Nasrallah ka folur në BBC për momentin e shpërthimit duke sqaruar se si shkak i shpërthimit ka humbur dëgjimin.

      “Kam humbur dëgjimin për disa sekonda, e dija se diçka nuk ishte në rregull dhe papritmas xhami sapo u copëtua në të gjithë makinën.”-shprehet ai.

    Shto Koment