Bota

Zaev nis punën për të bindur partitë shqiptare që të futen në qeverinë e re

5 Gusht 2020, 09:19 Nga DOSJA
Zaev nis punën për të bindur partitë shqiptare që

MAQEDONI E VERIUT– Me konstituimin e Parlamentit, në Maqedoninë e Veriut, shqetësuese mbetet gjetja e numrave për të krijuar mazhorancën qeverisëse. Sifda për krijimin e qeverisë i takon Zoran Zaevit, liderit të LSDM-së, si partia e parë që ka dalë nga zgjedhjet, por sipas mediave vendase ai nuk ka numrat e duhura  për të formuar qeverinë.

Por mesa duket Zaev për krijimin e qeverisë së re i ka sytë nga deputetët shqiptarë pasi partitë shqiptare prej katër vitesh  janë faktor kyç në Maqedoninë e Veriut edhe kësaj radhe ska se si qeveria e re të krijohet pa to.

Ndërkohë Zaev, pasi ka tekuar  Menduh Thaçin, është duke  zhvilluar negociata me kreun e partisë Lëvizja Besa, të Bilal Kasamit, subjekt politik që ka qenë në koalicionin në zgjedhje.

Takimi siç bëjnë të ditur burimet po mbahet në selinë e LSDM-së në Shkup. Takimi Zaev-Kasami vjen pak ditë pasi kreu i Besës takoi në Kuvend liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Burimi: balkaninsight

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ali ahmeti menduh thaçin zoran zaevi ali ahmeti menduh thaçin zoran zaevi

Sondazh

Poll