Bota

Vaksina e kompanisë “Novavax” nxit prodhimin e antitrupave kundër koronavirusit

5 Gusht 2020, 10:36 Nga DOSJA
Vaksina e kompanisë “Novavax” nxit prodhimin e antitrupave

SHBA–  Koronavirusi ka “mposhtur” botën prej më shumë se 6 muajsh, ndërsa duket se nuk do të zhduket edhe për një kohë të gjatë.

Ndërkohë përgjatë kësaj kohe edhe shumë grupe shkencëtarësh, ekspertësh të shëndetësisë dhe kompanitë më të njohura janë në garë për krijimin e një vaksine kundër këtij virusi vdekjeprurës.

Sëfundmi kompania amerikane, Novavax ka njoftuar se vaksina e saj eksperimentale kundër Covid-19, ka nxitur një përgjigje të fortë të imunitetit, duke prodhuar më shumë antitrupa, sesa janë të pranishëm në pacientët e shëruar.

Antitrupat janë proteina të sistemit imunitar në trupin e njeriut që luftojnë infeksionet. Pas dozës së parë, të gjithë subjektet që morën vaksinën zhvilluan, antitrupa që bllokojnë virusin SARS-CoV-2, për t’u lidhur në qelizat njerëzore.

Gjithashtu mësohet se shumica e personave zhvilluan antitrupa neutralizues të cilët janë më të fuqishëm dhe parandalojnë viruset të infektojnë qelizat.

Pas një doze të dytë të dhënë 28 ditë më vonë, të gjithë pjesëmarrësit kishin antitrupa neutralizues më të fuqishëm.

Por kompania ka bërë me dije se efektet anësore përgjithësisht ishin të lehta.

Faza e fundit e provës është vendosur të zhvillohet këtë vjeshtë. Qeveria amerikane i ka dhënë kompanisë 1.6 miliard dollarë për të zhvilluar vaksinën, por sa i takon afatit kohor, kjo kompani është prapa firmave të tjera, përfshirë Moderna dhe AstraZeneca, të cilat kanë hyrë në fazat e fundit të provave të tyre.

Sipas deklaratës së kompanisë ilaçi i cili është një përbërje e lëngshme, mund të ruhet nga 2-8 gradë celsius.

Në pranverë, kompania tha se kishte provuar efikasitetin e një vaksine kundër gripit sezonal që e kishte zhvilluar duke përdorur të njëjtën teknologji.

Burimi: Reuters

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote novavax vaksina kunder covid-19 koronavirusi ne bote novavax vaksina kunder covid-19

Sondazh

Poll