Bota

Pasojat katastrofike nga shpërthimi në Liban/ Krijohet gropa gjigante në Beirut (FOTO)

5 Gusht 2020, 08:44 Nga DOSJA
Pasojat katastrofike nga shpërthimi në Liban/ Krijohet gropa gjigante

LIBAN– Shpërthimi i djeshëm në Liban që ka marrë jetën e 100 personave dhe ka plagosur të paktën 4 mijë të tjerë ka shkaktuar dhe shumë dëme të tjera mjedisore. Në pamjet e publikuara nga mediat e huaja ditën e sotme, pasi pamja është qartësuar nga pluhuri, ka dalë në pah se  është krijuar një gropë me përmasa gjigante si pasojë e shpërthimit.

Ndërkohë përreth vendit të shëprthimit shumë banesa janë shkatërruar.

Bejturi është kthyer në një qytet fantazmë, pasi ditën e djeshme në kryeqytetin Libanez, ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Shkak i kësaj katastrofe është bërë shpërthimi i 2 ,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite. Deri më tani raportohet për 100 viktima dhe mbi 4 mijë të plagosur. Ndërkohë ,nën rrënoja ndodhen edhe shumë persona të tjerë.  Presidenti i Libanit, Michel Aoun ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shperthimi ne liban shperthimi ne liban

Sondazh

Poll

Bota 5 Gusht 2020, 07:16

LIBAN- Pamje të trishta janë publikuar së fundmi ku shihet se si njerëzit e kanë përjetuar momentin kur ndodhi shpërthimi në Bejrut që ka marrë jetën e 78 perso...