Bota

STUDIMI: 2.5% e italianëve janë infektuar me koronavirus

4 Gusht 2020, 12:18 Nga DOSJA
STUDIMI: 2.5% e italianëve janë infektuar me koronavirus

ITALI-Autoritetet në Itali kanë zbuluar se vetëm 2.5% e italianëve, ose 1.482,000 njerëz, kanë antitrupa Covid-19 pavarësisht se është një nga vendet më të goditura nga koronavirusi në Evropë. Sipas anketës, pothuajse një e treta e atyre që testuan pozitivisht për antitrupa ishin asimptomatikë dhe burimi më i shpeshtë i infeksionit, në 41.7% të rasteve, janë personat e afërm. Numri aktual i personave me antitrupa është gjashtë herë më i lartë se ai i regjistruar gjatë pandemisë.

Në testime morën pjesë rreth 65,000 italianë, si pjesë e një fushate për të vlerësuar shkallën e përhapjes së koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Zyrtarët shëndetësorë theksuan se testet nuk kishin për qëllim të përcaktonin nëse italianët që posedojnë antitrupa, tashmë janë të sigurtë nga koronavirusi.

Italia ka rreth 60 milionë banorë. Ky vend konsiderohet si njëri nga më të goditurit në botë nga pandemia e koronavirusit. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, me seli në SHBA, deri më 3 gusht, në këtë vend janë infektuar me koronavirus 248,229 persona, ndërsa 35,166 kanë vdekur.

Burimi: CNN

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll