Bota

Rritja e rasteve të reja, Filipine rikthen sërish karantinën

4 Gusht 2020, 09:46 Nga DOSJA
Rritja e rasteve të reja, Filipine rikthen sërish karantinën

FILIPINE-  Miliona njerëz në Filipine janë rikthyer, sërish në karantinë  pasi mjekët paralajmëruan një rritje të rasteve të reja të koronavirusit.

Urdhërat për të qëndruar në shtëpi tani janë vendosur në Manila dhe katër provincat përreth në ishullin Luzon për dy javë. Mediat e huaja kanë raportuar se vendi doli nga izolimi në qershor po tashmë kjo masë është marrë për shkak se spitalet nuk kanë më vende dhe pajisje për të tranjuar të infektuarit me Covid-19.

Mediat shtojnë se në masat kufizuese përfshihet dhe transporti publik ku për dy javë do të ndalohen edhe flutirimet me vendet jashtë.

Bllokimi erdhi pasi 80 shoqata mjekësore të Shtunën i bënë thirrje Presidentit Rodrigo Duterte të forcojë kufizimet në një përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e virusit. Që nga fillimi i pandemisë deri më tani në vend janë regjistruar 112,593 të infektuar  dhe  2,115 viktima.

Burimi:BBC

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne filipine koronavirusi ne filipine

Sondazh

Poll