Bota

STUDIMI italian: Njerëzit mund ta transmetojnë Covid-19 te macet dhe qentë, u gjenden anti-trupa

4 Gusht 2020, 08:46 Nga DOSJA
STUDIMI italian: Njerëzit mund ta transmetojnë Covid-19 te macet dhe

ITALI- Një  studim italian ka zbuluar se njerëzit mund të transmetojnë koronavirusin Sars-CoV-2 tek macet dhe qentë. Sipas mediave të huaja, nga testimi i 540 qenëve dhe 277 maceve që jetonin në veri të Italisë, veçanërisht në Lombardi, u gjetën anti-trupa të Covid-19.

Tek qentë u gjetën 3,4% anti-trupa ndërsa tek macet 3,9%, por ende nuk ka një shpjegim shkencor lidhur me zbulimin.

Ndërkohë Thomas Mettenleiter, drejtuesi i Institutit Federal të Kërkimeve Gjermane për Shëndetin e Kafshëve (FLI), thotë se rezultatet tregojnë se virusi përhapet me shpejtësi duke përmendur edhe faktin që do të duhet të mbajmë kontakt edhe me kafshët në të ardhme.

“Kjo konfirmon atë që ne tashmë e dimë. Shumica e kafshëve që vinin nga familjet e prekura nga koronavirusi, treguan që as ato nuk janë imune. Njerëzit të cilët janë të infektuar me virus, duhet të kufizojnë kontaktin e tyre me kafshët shtëpiake, megjithëse nuk ka indikacione deri më tani që kafshët mund të ngordhin nga koronavirusi.” -tha Mettenleiter.

Burimi: maitlandmercury.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote studimi italian koronavirusi ne bote studimi italian

Sondazh

Poll