Bota

Infektohet me koronavirus zv.kryemisntri i Kosovës

4 Gusht 2020, 11:45 Nga DOSJA
Infektohet me koronavirus zv.kryemisntri i Kosovës

KOSOVË-Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj infektohet me Covid-19.

Lajmin e ka bërë  vet të ditur në një postim në rrjetet sociale ku ka thënë se po qëndron i izoluar duke shtuar se mjekët i kanë thënë se është a-simptomatik

“Të nderuar, Dje e kam bërë testin për covid-19 dhe sot më njoftuan që kam rezultuar pozitiv. Specialistët shëndetësor po më thonë që jam a-simptomatik. Nga momenti i testimit jam izoluar dhe kështu jam i detyruar të qëndroj edhe për dy javët e ardhshme. Do përpiqem që të gjitha obligimet e punës ti kryej nga shtëpia. Driton Selmanaj.”- ka shkruar ai në Facebook.

Kujtomë se në Kosovë kanë rezultuar pozituiv shumë zyrtarë të lartë ku ditën e dielë me sëmundjen vdekjeprurëse u prek dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Nga 13 marsi deri më 4 gusht, janë regjistruar 9.049 raste me koronavirus. Prej tyre, 256 pacientë kanë vdekur dhe 4,989 janë shëruar.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni driton selmanaj koronavirusi ne kosove driton selmanaj koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll