Bota

Publikohet raporti i OKB-së/ Korea e Veriut mund të ketë krijuar pajisje bërthamore për raketa balistike

4 Gusht 2020, 08:57 Nga DOSJA
Publikohet raporti i OKB-së/ Korea e Veriut mund të ketë krijuar

KORE E VERIUT- Në një raport të Kombeve të Bashkuara thuhet se Korea e Veriut është duke avancuar programin e saj të armëve bërthamore dhe disa shtete besojnë se ka zhvilluar edhe pajisje bërthamore të madhësisë së vogël.

Mediat e huaja kanë raportuar se raporti është hartuar nga një panel i pavarur ekspertësh që vëzhgon sanksionet e OKB-së në Korenë e  Veriut. Ka qenë Agjencia e lajmeve, Reuters, e cila fllimisht ka raportuar lajmin duke shtuar se dokumenti i është dërguar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 3 gusht, dhe se vlerësimet janë bazuar nga informacionet e dhëna prej një vendi anëtar.

Ruters raporton se Koreja Veriore vazhdon të zhvillojë programin bërthamor, përfshirë prodhimin e uraniumit të pasuruar dhe ndërtimin e një reaktori eksperimental me ujë të lehtë. Korea e Veriut deri më tani ka kryer gjashtë testime bërthamore, të fundit në shtator të vitit 2017.

Ndërkohë diktatori i vendit Kim Jong Un ka thënë javën e kaluar se armët bërthamore i garantojnë siguri vendit që ai drejton.

 (A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota armët bërthamore kim young un kore e veriut armët bërthamore kim young un kore e veriut

Sondazh

Poll