Bota

Vritet 12 vjeçarja në mes të Suedisë/ Alarmohet qytetarët, kërkojnë drejtësi për vdekjen e vogëlushes

4 Gusht 2020, 10:04 Nga DOSJA
Vritet 12 vjeçarja në mes të Suedisë/ Alarmohet

SUEDI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Suedi ku një vajzë në moshën  12-vjeçare është vrarë me plumb nga dy persona të cilët ishin pjesë e një bande kriminale.

Vdekja e vogëlushes ka ngjallur sërish  zemërim dhe debate nga vendasit duke kërkuar që autoritetet të merren më shumë me zbulimin e krimeve nga bandat kriminale dhe drejtësia për të voglen të vihet në vend.

Mediat e huaja kanë raportuar se vogëlushja e cila nuk është identifikuar u vra nga dy persona të cilët kanë pasur për qllim që të vrisnin dy anëtarë të bandës por për fat të keq plumbi ka kapur 12- vjeçaren e cila ka mbetur e vdekur. Megjithatë detajet e asaj që ndodhi nuk janë konfirmuar zyrtarisht

Policia ka nisur një hetim por ende nuk ka arritur të bëjë arrestime.  Ndërkohë zyrtarët janë zotuar që të marrin masa të ashpra për krimin.

Mediat kanë raportuar se në Suedi incidentet ku janë të përfhsirë bandat kriminale janë rritur vitet e fundit. Njerëzit vendosën lule dhe qirinj në vendin e ngjarjes, duke bërë thirrje që veprimi të dënohet.

Burimi:BBC

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota suedi vritet vajza ne suedi suedi vritet vajza ne suedi

Sondazh

Poll