Bota

OKB jep paralajmrimin e fortë: Mbyllja e shkollave do shkaktojë një katastrofë gjeneratash

4 Gusht 2020, 10:36 Nga DOSJA
OKB jep paralajmrimin e fortë: Mbyllja e shkollave do shkaktojë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres paralajmëroi të martën se bota po përballet me një katastrofë gjeneratash për shkak të mbylljes së shkollave. Ai tha se rikthimi i nxënësve në klasa të sigurta duhet të jetë një prioritet kryesor.

Për shkak të pandemisë, miliona fëmijë kanë mbetur pa mësim. Kreu i OKB tha se nga kjo situatë janë prekur të paktën 1 miliard nxënës në 160 vende.

“Ne jemi përballë një katastrofe gjeneratash, e cila mund të shkatërrojë potencialin njerëzor dhe do të minojë dekada të tëra progres. Pasi transmetimet lokale të Covid-19 të vendosen nën kontroll, rikthimi i nxënësve në shkollë në mënyrën sa më të sigurt të mundshme duhet të jetë prioriteti kryesor. Konsultimi me prindërit, mësuesit, kujdestarët dhe të rinjtë duhet të jetë themelor”- tha Guterres, duke theksuar se kjo situatë do të thellojë pabarazitë.

Burimi: .reuters.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota antonio guterres koronavirusi ne bote antonio guterres koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll