Shqipëria nën pushtetin e flakëve, Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako njofton konferencë në orën 15:00
3 Gusht 2020, 10:09Nga DOSJA
TIRANË -Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, do të dalë sot në një konferencë për shtyp në orën 15:00. Çako do të flasë për situatën e zjarrvënieve të qëllimshme në vendin tonë.
Shqipëria prej ditësh ndodhet nën pushtetin e flakëve. Në Rubik prej dy ditësh ka vatra zjarri në fshatin Molung. Po ashtu edhe në grykën e Qafë-Thanës, janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme me pisha, lis dhe gështenja.
Problematike situata shfaqet edhe në zonën e Ujit të Ftohtë në Tepelenë, kodrat e fshatit Hurmovë në Gjirokastër, pyllin e Semanit, si dhe në malin e Shëngjinit.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Gjashtë pacientë të tjerë humbën jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend. Në mesin e tyre ishin edhe Anton Cuni, 28 vjeç e Aniba...
TIRANË- Vajza e Olsi Ramës, Kristi Rama e ka quajtur engjëll Aneta Ramën, gjyshen e saj.Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ajo ka publikuar një foto...
TIRANË- Vaksina e gripit do të jetë falas për të gjithë kategoritë e rrezikuara. Lajmi është dhënë nga Silva Bino, Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Inf...
SHQIPËRI– Covid-19 nisi furishëm në vendin tonë që prej muajit mars dhe që nga ajo kohë e deri më sot, kemi pasur ulje ngritje të vazhdueshme të kurbës së ...
ELBASAN-Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë, “Arrest me burg”, për dhëndrin e ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, Sokol Sanxhaktarin, dhe ...
VELIPOJË -Sipërfaqje të mëdha pyjore nga jugu në veri të Shqipërisë, vijojnë të shkrumbohen. Në Majën e Zezë në Velipojë, vatrat janë ende aktive.Të nisura...
TIRANË- Mjekja e Shërbimit Onkologjik në QSUT, Dhurata Tarifa ka bërë një apel të gjithë qytetarëve që të mbajnë maska, të ruajnë distancimin social dhe t...
ZVICËR– Zyra e Migracionit i ka revokuar lejen e qëndrimit të përhershëm në Zvicër (Vizën C) një gruaje kosovare me dyshimin për martesë fiktive. Por...