Aktualitet

Mbytet 67-vjeçari nga Korça në Zvërnec, ja dyshimet e para

3 Gusht 2020, 09:43 Nga DOSJA
Mbytet 67-vjeçari nga Korça në Zvërnec, ja dyshimet e

VLORË -Një 68-vjeçar me iniciale S.Dh. nga Korça, është mbytur në plazhin e Zvërnecit në Vlorë.  Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Hunda e Plakit”.

Dyshohet se 68-vjeçari ka pësuar infarkt teksa ndodhej ujë, ndërsa vuante edhe nga diabeti. I moshuari bënte plazh prej ditësh në këtë zonë dhe ishte i shoqëruar nga e bija.

Grupi hetimor ndërkohë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 10:30, në plazhin e Zvërnecit, pranë vendit të quajtur “Hunda e Plakut”, shtetasi S.Dh., 68 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe si pasojë është mbytur në ujë. 68 vjeçari vuante nga diabeti dhe ishte i shoqëruar me të bijën prej disa ditësh duke bërë plazh në këtë zonë. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbytet 68 vjeçari ne zvernec mbytet 68 vjeçari ne zvernec

Sondazh

Poll