Aktualitet

Tragjike! Humb jetën nga COVID-19 elektriçisti në Shkodër, OSHEE: Virusi s’njeh moshë, i mori jetën kolegut tonë padrej

3 Gusht 2020, 09:43 Nga DOSJA
Tragjike! Humb jetën nga COVID-19 elektriçisti në Shkodër,

SHKODËR- Një 28-vjeçar nga Shkodra është bërë viktima e 168-të e COVID-19 në vendin tonë. Anton Çuni 28 vjeç si elektriçist pranë shërbimit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Shkodër. Lajmi bëhet i ditur nga vetë OSHEE në këtë qytet, që ka ngushëlluar familjen në rrjetet sociale.

“Virusi nuk njeh moshë, aq më tepër profesion… Padrejtësisht i mori jetën kolegut tonë, elektricistit 28-vjeçar, Anton Çuni. Me hidhërim të madh, të pikëlluar, i shprehim ngushellime të sinqerta familjes, të afërme dhe miqve ? U prehtë në paqe”, -shkruan OSHEE.

Anton Çuni është një nga viktimat me moshën më të re të COVID-19 në Shqipëri. Një vajzë 21-vjeçare humbi jetën më 15 korrik nga virusi, ndërsa më herët vdiq edhe një 34-vjeçare. Sot vdiq pa mundur të fitojë betejën me virusin edhe mjeku nga Tropoja, Anibal Byberi. Situata vazhdon të jetë e rëndë në të dy spitalet COVID, ku numri i të shtruarve është 120, 18 në terapi, ndërsa 6 pacientë janë në intubim. Në total numri i të infektuarve është 5519, 2335 prej të cilëve janë aktivë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anton cuni koronavirusi ne shqiperi anton cuni koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll