Aktualitet

COVID-19 nuk ndalet, shënohen edhe 6 viktima të tjera/ Vdes mjeku nga Tropoja dhe elektriçisti në Shkodër, MSH: Vaksinim fa

3 Gusht 2020, 10:07 Nga DOSJA
COVID-19 nuk ndalet, shënohen edhe 6 viktima të tjera/ Vdes mjeku nga

TIRANË– Gjashtë pacientë të tjerë humbën jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend. Në mesin e tyre ishin edhe Anton Cuni, 28 vjeç e Anibal Byberi, 53 vjeç . 28-vjeçari me profesion elektriçist pranë degës së OSHEE në Shkodër dhe Byberi, mjek pneumolog e humbën betejën me virusin, duke e çuar numrin e viktimave në 167.

Situata nuk është optimiste edhe në të të dy spitalet COVID-19 në Tiranë. Numri i rasteve të reja nga dje është 123, në një total prej 5519 persona të infektuar, me një numër prej 2335 raste aktive. Ndërkohë që numri i të shtruarve është 120, 18 prej të cilëve janë në terapi intesive, ndërsa 6 pacientë janë në intubim.

Frika për një përzierje të COVID-19 dhe gripit ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të marrë masat për vaksinimin e popullatës. Kështu, kategoritë e rrezikuara si personat me sëmundje të forta bashkëshoqëruese, fëmijët deri në 2 vjeç dhe pensionistët do të përfitojnë falas vaksinën e gripit të stinës.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anibal byberi anton cuni koronavirusi ne shqiperi anibal byberi anton cuni koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll