Aktualitet

MSH merr vendimin: Vaksina e gripit do të jetë falas për fëmijët deri në 5 vjeç, mësuesit dhe punonjësit shëndetësore

3 Gusht 2020, 09:59 Nga DOSJA
MSH merr vendimin: Vaksina e gripit do të jetë falas për

TIRANË- Vaksina e gripit do të jetë falas për të gjithë kategoritë e rrezikuara. Lajmi është dhënë nga Silva Bino, Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik. Kjo e fundit theksoi se kategoritë e riskut janë personat me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësorë, mësuesit, kujdestarët e  fëmijëve dhe fëmijët nga mosha 2 deri në 5 vjeç.

“Ne kemi bërë vlerësimin dhe rivlerësimin e kategorive të riskut, të cilat janë të rëndësishme për vaksinimin ndaj gripit dhe njëhkohësisht janë subjekte të cilat janë dhe më të prekshme nga Covid19. Për shembull, personat me sëmundje kronike, natyrisht punonjësit shëndetësorë, mësuesit dhe të gjithë kujdestarët të cilët kujdesen për fëmijët si dhe fëmijët nga 2 deri në 5 vjeç, sepse ata transmetojnë më shumë gripin. Shpresojmë të kemi një situatë më të mirë të kontrollit të gripit, gjë e cila do të na ndihmojnë edhe për Covid19”, tha Bino.

Ndërsa, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimit të investimit të qeverisë shqiptare për zinxhirin ftohës për ruajtjen e vaksinave më IShP, tha se po merren të gjitha masat për përballimin e situatës vjeshtë-dimër.

“Deri tani sipas përllogaritjeve për mbulesën vaksinale të shtuar, kemi bërë porosinë e serisë së parë të vaksinave dhe ndërkohë që vijojmë të sigurojmë akoma më shumë vaksina përsa i përket situatës që do të përballemi gjatë muajve tetor-dhjetor e në vijim”, tha Manastirliu.

Ministrja theksoi  më tej se sipas strategjisë dhe planit të veprimit po forcohen kapacitetet e testimit dhe paralelisht po rriten kapacitetet përsa i përket programit të vaksinimit.

“Po përgatitemi për të vijuar përballjen me epideminë e Covid, që sipas strategjisë dhe planit të veprimit aktiv që ne kemi aktualisht, jemi duke forcuar kapacitetet e testimit, gjurmimit, hetimit epidemiologjik, kapaciteteve të spitaleve. Ndërkohë që ne përgatitemi dhe vijojmë të fuqizojmë kapacitetet tona përsa i përket situatës së Covid19, vijojmë të rrisim edhe kapacitetet tona përsa i përket edhe programeve për vaksinimin e sigurit, siç është programi i vaksinimit ndaj gripit për grupet e riskuara dhe rritjen e mbulesës vaksinale”, u shpreh ajo.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet silva bino vaksina e gripit silva bino vaksina e gripit

Sondazh

Poll