Aktualitet

Po transportonte 7 klandestinë me një makinë “Toyota”, arrestohet 24-vjeçari në Pogradec, momentet e ndalimit (VIDEO)

3 Gusht 2020, 06:44 Nga DOSJA
Po transportonte 7 klandestinë me një makinë

Pogradec- Policia ka arrestuar 24-vjeçarin me iniciale S. L, i cili  u kap duke transportuar 7 klandestinë  me mjetin e tij tip “Toyota” . Sipas policisë i riu u arrestua në afërsi të fshatit Memlisht,  i cili iu kishte premtuar klandestinë kalimin e kufirit kundert një shume parash.

Policia e Shtetit: 

Qarku KorçëVijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.

Në vijim të këtij operacioni goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Kapet duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 1 shtetas.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së. Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– S. L., 24 vjeç, banues në Elbasan, i cili u kap nga shërbimet e policisë në afërsi të fshatit Memlisht, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Toyota”, në drejtim të Tiranës, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 24 vjecari operacioni perimetri arrestohet 24 vjecari operacioni perimetri

Sondazh

Poll