Aktualitet

Shqipëria në flakë, disa vatra zjarri ende aktive në Gramsh, Rubik, Velipojë dhe pyllin e Semanit, nevojitet ndërhyrja e h

3 Gusht 2020, 06:40 Nga DOSJA
Shqipëria në flakë, disa vatra zjarri ende aktive në Gramsh,

SHQIPËRI- Në Shqipëri janë aktive dhjetëra vatra zjarri të nisur prej ditësh. Gjatë ditës së sotme, është riaktivizuar sërish vatra e zjarrit në Seman, e cila kishte nisur që prej ditës së djeshme. I gjithë reparti i zjarrfikëses së Fierit është stacionuar në pyllin e Semanit dhe zjarrfikësit po punojnë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Problematike paraqitet situata edhe në malin e Zhulatit në Gjirokastër, ku është shënuar një vatër e re. Për shkak të terrenit malor, puna e zjarrëfikësve është vështirësuar së tepërmi. Autoritetet dyshojnë se zjarrvënia është e qëllimshme dhe për ngjarjen në fjalë janë shoqëruar disa persona, si të dyshuar.

Edhe në Velipojë në majën e Zezë vijon të jetë ende aktive vatra e zjarrit, e nisur prej ditësh. Flakët, të ndihmuara nga era po përparojnë drejt banesave. Për shkak të terrenit malor nevojitet ndërhyrje nga ajri, e cila deri më tani nuk ka ardhur ende.  Në Gramsh po ashtu zjarri i nisur që prej ditës së djeshme nuk është shuar ende. Mësohet se flakët kanë djegur një sasi të konsiderueshme sipërfaqeje pyjore.

Ndërkohë probleme janë shënuar edhe në fshatin Molung të Rubikut, ku janë aktive dy vatra zjarri. Në zonën e Ujit të Ftohtë në Tepelenë dhe kodrat mbi fshatin Hurmovë në Gjirokastër flakët kanë djgur sipërfaqe të konsiderueshme bimësie gjithashtu.

Në lidhje me situatën alarmante ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta, i cili u ka bërë thirrje autoriteteve, që të ndërhyjnë sa më shpejt dhe të bëjnë të mundur shuarjen e flakëve. Ndërkohë kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, ia ka “pasuar” bashkive duke u shprehur se bashkitë duhet ta përballojnë të parat  situtatën dhe të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit për të zbardhur rastet e zjarrvënies së qëllimshme.

J.V/G.Sh./Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperia ne flake shqiperia ne flake

Sondazh

Poll