Aktualitet

Serbia ka dhënë fletarreste tek Interpoli/ Veterani i UÇK prangoset në Shqipëri? Policia Shqiptare reagon menjëherë: S’

2 Gusht 2020, 11:01 Nga DOSJA
Serbia ka dhënë fletarreste tek Interpoli/ Veterani i UÇK

TIRANË–  Hysni Gucati, Kryetari i Veteranëve të Luftës së UÇK-së ditën e sotme përmes një njoftimi bëri me dije se një veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte ndaluar nga Policia e Shqipërisë në bazë të një fletarresti të lëshuar në Interpol nga shteti serb.

E për këtë arsye Gucati kërkoi nga Shteti shqiptar që të lirojë sa më parë veteranin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Murtez Kastratin, nga Lipjani.

Menjeherë pas kësaj deklarate, Dosja.al është interesuar për një reagim nga zëdhënësi i policisë së Shtetit, Gent Mullai, i cili ka deklaruar se lajmi i ndalimit të Kastratit në Shqipëri nuk është i vërtetë.

Ai ka mohuar pretendimet e Shoqatës së veteranëve të Kosovës,  ku sipas saj Veterani i UÇK-së Murtez Kastrati nga Lipjani ishte ndaluar në Shqipëri.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gent mullai murtez kastrati gent mullai murtez kastrati

Sondazh

Poll