Aktualitet

Destinacioni është bregdeti! Edhe sot fluks i lartë lëvizjesh në Morinë, brenda pak orësh kalojnë mijëra persona por…

2 Gusht 2020, 08:45 Nga DOSJA
Destinacioni është bregdeti! Edhe sot fluks i lartë

MORINË– Turizmi për këtë vit në Shqipëri duket se është në dorën e vendasve dhe të pushuesve nga Kosova.

Edhe sot, ditë e dielë, në doganën e Morinës që në orët e para të mëngjesit ka pasur një flukës makinash që po kalonin kufirin për të hyrë në vendin tonë e për t’ju drejtuar bregdetit.

Ajo që bie në sy kësaj here është mungesa e personelit mjekësor, që të kontrollojë të gjithë ata që kalojnë doganin lidhur me ndonjë simptomë të pandemisë COVID-19.

Ndërkohë që në Shqipëri për vetëm 3 orë e gjysmë, nga Kosova kanë hyrë rreth 7.500 mjete me rreth 24 mijë persona, duke përfshirë edhe autobusët. Të gjithë kanë një destinacion; bregdetin. 

I njëjti fluks për kalimin e doganës do të shënohet edhe pasdite vonë, ku të gjithë ata që po hyjnë në Shqipëri do të kthehen në vendin e tyre.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dogana e morines koronavirusi ne shqiperi turizem ne kohe koronavirusi dogana e morines koronavirusi ne shqiperi turizem ne kohe koronavirusi

Sondazh

Poll