Aktualitet

“Në e kapsha, pa e shkëly s’e lej”/ Duan t’u prishin pallatin, banorët e lagjes nr.9 protestojnë kundër. E

2 Gusht 2020, 09:56 Nga DOSJA
“Në e kapsha, pa e shkëly s’e lej”/ Duan t’u

DURRËS– Dita e sotme ka nisur me protesta të Durrës. Banorët e pallatit 1035 në lagjen numër 9 të qytetit janë lajmëruar se do t’u shembet godina ku jetojnë me pretendimin se është e dëmtuar nga tërmeti. 

Ara kërkojnë përgjigje, duke u shprehur se si mund të ndodhë që deri më tani nuk kanë pasur asnjë njoftim lidhur me rrezikshmërinë e banesës. Gjithashtu ata shtojnë se pallati i tyre kërkohet të prishet vetëm pasi është në një zonë të mirë të qytetit nga ku mund të shohësh edhe detin, ndaj premtojnë se do ta kërkojnë të drejtën e tyre deri në fund.

“Janë parë persona duke fotografuar pallatin. Dhe kur i pyetëm thanë që do shembej dhe ne e morëm si keqkuptim. Kur u interesuam në Komunë na thanë që do shembet. Ne nuk kemi dalë një ditë nga shtëpia. Kemi firmosur një peticion dhe takuam kryebashkiaken dhe kërkuam llogari se përse nuk jemi informuar. Ata ia hodhën fajin njëri-tjetrit,“-tha njëra prej banorëve. 

Ndërsa një e moshuar nuk arrin të përmbahet aspak dhe shprehet e revoltuar: “Jam invalide, kam 30 vjet që jetoj këtu. Për qejfet e këtyre këtu, se nuk dua të flas më gjatë se më ka ardhur shpirti në majë të hundës, të iki të marr dhenë unë për qejfin e horrave dhe k*rvave që ka pallati jonë, nuk bëhet kjo gjë bir. Vini dorë se jemi njerëz, jemi të moshuar, nuk kemi ku të shkojmë se jemi në moshë të vjetër. Jam e vjetër, me invalide, me operime, me të gjitha. Cfarë bëhet kjo kështu, të plotësosh qejfin e kësaj këtu. Po nuk del ajo se në e kapsha, pa e shkëly nuk e lej.”

Banorët kanë premtuar se do të mblidhen prapë për të kërkuar të drejtën e tyre, duke mos i kursyer as akuzat ndaj strukturave të shtetit për korrupsion. Ata kërkojnë që pallati i tyre të vlerësohet nga specialistët dhe nëse është i rrezikshëm kanë premuar se do të largohen vetë. Por kësaj here kushti për ta është që t’i shohin ekspertët. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e durresit durres protesta ne durres banoret e durresit durres protesta ne durres

Sondazh

Poll