Aktualitet

Apeli nga spitali Infektiv, mjekja kërkon kujdes: Po përballemi me mosha të reja, COVID s’po kursen asnjë

2 Gusht 2020, 08:10 Nga DOSJA
Apeli nga spitali Infektiv, mjekja kërkon kujdes: Po përballemi me

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e ka nisur ditën me apelin e një mjekjeje brenda spitalit Infektiv. Në videon e postuar nga ministrja, mjekja Migena Qato u ka kërkuar moshave të reja që të kenë kujdes, pasi tanimë sipas saj pandemia nuk po “zgjedh” më.

Në rrëfimin e saj, mjekja tregon se tanimë në spital kanë shtim të pacientëve të moshave të reja, të cilët shpesh herë nuk kanë as sëmundje bashkëshoqëruese. 

Ne po përballemi me një pandemi që kurrë nuk ishim përballur. Ditët e fundit kanë qënë jo të lehta për ne. Kemi evidentuar që numri i rasteve është shtuar në mënyrë të konsiderueshme. Nuk po përballemi me pacientët që ishim mësuar të prisnim, të moshave delikate por tani dominojnë edhe moshat e reja. Apeli shkon që të jemi shumë të kujdesshëm. Tanimë COVID nuk ka preferenca në moshë dhe nuk po kursen asnjë,”-shprehet mjekja Qato. 

Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë kanë ndërruar jetë 4 persona, ndërsa 120 raste të reja janë infektuar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në spital po trajtohen 119 pacientë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi migena qato ogerta manastirliu spitali infektiv koronavirusi ne shqiperi migena qato ogerta manastirliu spitali infektiv

Sondazh

Poll