Rajoni

Ndalohet veterani i UÇK-së pas fletarrestit në Interpol nga Serbia, Gucati: Shqipëria të lirojë sa më parë Murtez Kastratin. Policia e Shtetit mohon pretendimet e Shoqatës

  • Ndalohet në Shqipëri veterani i UÇK, reagon zëdhënësi i Policisë së Shtetit: Lajmi nuk është i vërtetë
  • Gucati shprehet se Shteti Shqiptar duhet ta lirojë sa më shpejt Kastratin dhe të mos marrë parasysh asnjëherë veprimet dhe listat e dërguar në Interpol nga Serbia, por në një reagim për Dosja.al zëdhënësi i Policisë së Shtetit ka deklaruar se lajmi nuk është i vërtetë.
    Featured image of article: Ndalohet veterani i UÇK-së pas fletarrestit në Interpol nga Serbia, Gucati: Shqipëria të lirojë sa më parë Murtez Kastratin. Policia e Shtetit mohon pretendimet e Shoqatës Hysni Gucati

    KOSOVË– Kryetari i Veteranëve të Luftës së UÇK-së Hysni Gucati, ka njoftuar se Policia e Shqipërisë ka ndaluar veteranin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Murtez Kastratin, nga Lipjani.

    Ndër të tjera në njoftimin e tij Gucati ka bërë me dije se ndalimi i Kastratit është bërë për shkak të një fletarresti nga Interpoli, pasi shteti serb ka dërguar emrin e tij dhe shumë ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Më tej ai shprehet se Shteti i Shqipërisë duhet ta lirojë sa më shpejt Kastratin dhe të  mos marrë parasysh asnjëherë veprimet dhe listat e dërguar në Interpol nga Serbia.

    “Veterani i UÇK-së Murtez Kastrati nga Lipjani sot është ndaluar nga policia e Shqipërisë pasi që shteti Serb ka dërguar emrin e tij dhe shume ish pjesëtarëve të UÇK-së në Interpol, nga burimet që kemi marrë Serbia këto ditë ka bërë një listë të re me emra të ish pjesëtarëve të UÇK-së, ju bëjmë apel bashkëluftëtarëve që këto ditë mos të lëvizin dhe të mos dalin në shtetet tjera, Shteti i Shqipërisë duhet sa me parë ta liroje Murtez Kastratin dhe të mos i marrë parasysh asnjëherë veprimet dhe listat e dërguar në Interpol nga Serbia, deri sa do të vazhdojnë kështu duke u maltretuar në këtë formë njerëzit që dhanë çdo gjë që ne sot ta kemi shtetin, veteranët ende nuk janë në gjendje të lëvizin të lirë, Qeveria e Kosovës sa me parë duhet të marrë masa në këtë drejtim dhe të mos kemi më raste të tilla!”- është shprehur Gucati.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Mirpo pas interesit të Dosja.al, zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gent Mullai ka  deklaruar se nuk është i vërtetë lajmi për ndalimin e Kastratit nga Policia Shqiptare.

    A.C/Dosja.al

    Shto Koment