Aktualitet

Vari veten me lidhëset e tutave sportive/ DETAJE nga jeta e 52-vjeçarit të vetëvarur në paraburgimin e Durrësit, gruaja e

2 Gusht 2020, 10:15 Nga DOSJA
Vari veten me lidhëset e tutave sportive/ DETAJE nga jeta e

DURRËS– Detaje të reja janë mësuar lidhur me 52-vjeçarin Tonin Toçi, i cili vari veten mbrëmjen e djeshme në qelinë e paraburgimit në Durrës. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se 52-vjeçari ishte me origjinë nga Mirdita dhe i kishte dhënë fund jetës duke përdorur lidhëset e tutave spotive që mbante veshur në momentin kur ishte arrestuar.

52-vjeçari, nuk ishte i panjohur për rajonin e Policisë, pasi kishte dhunuar sistematikisht bashkëshorten dhe djalin, sidomos kur ishte i pirë. Edhe më herët ai ishte prangosur por gruaja kishte tërhequr pas denoncimin për të, duket e lënë të lirë. Sipas të dhënave, mësohet se 52-vjeçari kishte konsumues i rregullt i alkoolit dhe nuk punonte prej kohësh.

Pas denoncimit të bërë në Dosja.al, Policia e Durrësit njoftoi me anë të një reagimi zyrtar ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qelinë e paraburgimit. 52-vjeçari që vari veten mbrëmjen e djeshme kishte vetëm 3 orë i prangosur për dhunë në familje. Ndërkohë dy efektivë policie janë marrë nën hetim nga SHÇBA, ata akuzohen për “shpërdorim detyre”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres tonin toci vetevrasje tek paraburgimi i durresit durres tonin toci vetevrasje tek paraburgimi i durresit

Sondazh

Poll