Aktualitet

Shkoi i pirë në shtëpi dhe dhunoi familjarët! Var veten në qeli 3 orë pas arrestimit 52-vjeçari nga Durrësi. SHÇBA merr

2 Gusht 2020, 07:34 Nga DOSJA
Shkoi i pirë në shtëpi dhe dhunoi familjarët! Var veten

DURRËS– Policia e Durrësit ka sjellë njoftimin zyrtar lidhur me ngjarjen e denoncuar nga Dosja.al, që një 52-vjeçar është vetëvarur gjatë mbrëmjes së djeshme brenda ambienteve të paraburgimit.

Ndërsa ngjarja kishte disa orë që kishte ndodhur dhe ende nuk kishte një njoftim zyrtar, pas lajmit të publikuar në Dosja.al zyrtarisht u bë me dije se 52-vjeçari Tonin Toci, vari veten mbrëmë në qelinë e tij.

Në njoftimin e saj, Policia bëri me dije se 52-vjeçari kishte vetëm tre orë që kishte mbërritur në Komisariat pasi ishte denoncuar nga familjarët e tij se nën ndikimin e alkoolit i kishte dhunuar.

Me të marrë telefonatën për ndihmë, efektivët e Policisë kishin shkuar në banesën e 52-vjeçarit për ta prangosur, ndërsa në Komisariat ishin marrë edhe familjarët e tij. Në momentin që ata po dëshmonin, Toci vendosi që t’i jepte fund jetës duke u varur me lidhëset e tutave sportive.

Lidhur me rastin SHÇBA-ja ka nisur hetimet për 2 punonjës policie të cilët akuzohen për “shpërdorim detyre” pasi nuk dihet nëse i kanë zbatuar të gjitha procedurat lidhur me sigurinë e të prangosurit.

Njoftimi i Policisë së Durrësit, nuk i ka bërë me dije identitetet e tyre, por vetëm inicialet; nën hetim janë marrë punonjësit A.Ç., në funksionin e ndihmës specialistit në Zyrën e Informacionit në DVP Durrës dhe  G.B. me detyrë Specialist i Policimit në Zonë.

Por kjo nuk ishte hera e tij e parë në Komisariat. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se 52-vjeçari ishte me origjinë nga Mirdita, dhe ishte denoncuar edhe më parë për dhunë ndaj djalit dhe bashkëshortes. Por kjo e fundit kishte tërhequr disa herë pas, denoncimet për të. Sipas të dhënave, mësohet se 52-vjeçari kishte konsumues i rregullt i alkoolit dhe nuk punonte prej kohësh.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres vetevrasje tek paraburgimi i durresit durres vetevrasje tek paraburgimi i durresit

Sondazh

Poll