Aktualitet

ZBARDHET MISTERI/ Vetëvarja në paraburgimin e Durrësit, Policia jep informacion pas denoncimit në Dosja.al, SHÇBA merr nën

2 Gusht 2020, 08:12 Nga DOSJA
ZBARDHET MISTERI/ Vetëvarja në paraburgimin e Durrësit, Policia

DURRËS– Policia e Durrësit ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me rastin e denoncuar nga Dosja.al, ku 52-vjeçari i indentifikuar si Tonin Toci u vetëvar në qelinë e paraburgimit në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Ngjarja që do të kalonte pa zhurmë dhe pa asnjë njoftim zyrtar, u denoncua nga Dosja.al, duke “detyruar” Policinë që të jepte informacion të detajuar lidhur me rastin. 

Në njoftimin zyrtar lidhur me rastin zbardhet misteri sesi ndodhi ngjarja. Sipas Policisë, 52-vjeçari kishte vetëm tre orë që kishte mbërritur në Komisariat pasi ishte denoncuar nga familjarët e tij se nën ndikimin e lëndëve alkoolike i kishte dhunuar. Në kohën kur familjarët e tij por jepnin versionin e tyre të ngjarjes në Polici, 52-vjeçari, i cili raportohet se ka qënë ende nën efektin e pijeve narkotike, ka varur veten brenda qelisë ku ishte futur.

Lidhur me rastin SHÇBA-ja ka nisur hetimet për 2 punonjës policie të cilët akuzohen për “shpërdorim detyre” pasi nuk dihet nëse i kanë zbatuar të gjitha procedurat. Njoftimi i Policisë së Durrësit, nuk i ka bërë me dije identitetet e tyre, por vetëm inicialet; nën hetim janë marrë punonjësitA.Ç., në funksionin e ndihmës specialistit në Zyrën e Informacionit në DVP Durrës dhe  G.B. me detyrë Specialist i Policimit në Zonë.

NJOFTIMI I PLOTË:

SHÇBA procedon 2 punonjës policie për shpërdorim detyre, pasi një i shoqëruar për dhunë në familje u vetëvar në paraburgim. Në datën 1 gusht, në mbrëmje, në ambientet e dhomave të shoqërimit të DVP Durrës, nga personeli policor u gjend i vetëvarur shtetasi T.T. Ai ishte shoqëruar për rreth 3 orë, si i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”, nga policia lokale.

Familjarët kishin denoncuar dhunën e 52-vjeçarit, nëpërmjet një telefonate në numrin unik 112 dhe policia kishte ndërhyrë menjëherë.

Nga hetimet paraprake të SHÇBA, rezulton se viktima ka qenë nën efektin e pijeve alkolike dhe akti është kryer në kohën kur familjarët e tij po shpjegonin në Polici, rrethanat e ngjarjes për dhunën në familje.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, të pranishëm në vendngjarje dhe veprime proceduriale, vazhdojnë të kryhen hetime  për të zbardhur të gjitha rrethanat dhe zbatimin e procedurave standarte nga punonjësit e policisë.

Për punonjësit e policisë: – A.Ç., në funksionin e ndihmës specialistit në Zyrën e Informacionit në DVP Durrës;

– G.B. me detyrë Specialist i Policimit në Zonë, si dhe struktura policore, të cilat sipas funksionit organik dhe procedurave standarde ngarkohen me përgjegjësi të veprimeve konkrete që lidhen me menaxhimin e kësaj situate po kryhen hetime për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Ndërkohë Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit menjëherë ka nisur hetimin disiplinor për të nxjerrë përgjegjësitë në zbatimin e procedurave standarde.

Ishte Dosja.al ajo që denoncoi e para rastin duke kërkuar më shumë informacion nga Policia e Durrësit për vetëvrasjen e të prangosurit. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres tonin toci vetevrasje tek paraburgimi i durresit durres tonin toci vetevrasje tek paraburgimi i durresit

Sondazh

Poll