Bota

Nuk kanë të ndalur protestat në Izrael kundër Kryeministrit Netanyahu

2 Gusht 2020, 10:55 Nga DOSJA
Nuk kanë të ndalur protestat në Izrael kundër Kryeministrit

IZRAEL– Izraelitët nuk dinë të ndalojnë protestat kundër korrupsionit nga Kryeministri i vendit Benjamin Netanyahu.

Mijëra qytetarë në Izrael kundër kryeministrit Netanyahu kanë organizuar demonstratën e tyre më të madhe të shtunën në mbrëmje duke mbushur rrugët dhe një shesh qendror afër rezidencës së Kryeministrit në Jeruzalem.

Në një kohë që protestat e mëparshme janë karakterizuar pjesërisht nga shqetësimi për trajtimin e pandemisë së koronavirusit nga Netanyahu dhe ndikimi i tij në biznesin e vogël, përqendrimi i tubimit në Jeruzalem ishte në mënyrë të vendosur në akuzat e korrupsionit që përballet Kryeministri.

Nga mediat e huaja është parë që njerëzit vazhdimisht brohorisnin një listë të veprave penale për të cilat ai po gjykohet: ryshfeti, mashtrimi dhe shkelja e besimit, ndërsa kryeministri Netanyahu mohon të gjitha akuzat kundër tij.

“Ai nuk është i aftë të na udhëheqi, ai nuk është i aftë të administroi më vendin sepse është aq shumë i përfshirën në korrupsion dhe në gjyqin kundër tijë sa që i ka harruar njerëzit dhe nuk po kujdeset më për to.”- ka thënë një nga protestuesit në Jeruzalem.

Deri më tani Izraeli ka regjistruar 72.283 raste të koronavirusit dhe 527 viktima.

Burimi: Aljazeera

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota benjamin netanyahu protestat ne izrael benjamin netanyahu protestat ne izrael

Sondazh

Poll