Bota

Mbi 680 mijë viktima në botë nga Covid-19/ OBSH: Situata mbetet ende shqetësuese

2 Gusht 2020, 10:04 Nga DOSJA
Mbi 680 mijë viktima në botë nga Covid-19/ OBSH: Situata mbetet

GJENEVË– Në një kohë që situata e pandemisë së Covid-19 është teje e rënduar në mbarë globin, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se COVID-19 përbën ende një emergjencë ndërkombëtare.

Ditët e fundit OBSH ka mbledhur në një takim Komitetin e Emergjencës, për të vlerësuar situatën globale dhe për të ofruar rekomandime për përgjigjen mbi epideminë.

Pas takimit, komiteti ra dakord unanimisht se pandemia është një kërcënim për shëndetin publik dhe se rreziku i saj në nivel global mbetet shumë i lartë.

Komiteti i Emergjencës inkurajoi individët dhe të rinjtë në veçanti që të jenë vigjilentë, me qëllim parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së COVID-19.

Ndër të tjera Komiteti përgatiti një seri këshillash për t’i zbatuar kundër pandemisë, si edhe sugjeroi që OBSH-ja të bashkëpunojë me organizatat globale dhe rajonale dhe të mbështesë shtetet anëtare në garantimin e shërbimeve shëndetësore, me qëllim diagnostikimin dhe kujdesin në raste infektimi.

Prej më shumë se 7 muajsh i gjithë globi po përballet me pandeminë Covid-19 që shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019. Tashmë Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 18,033,990 persona. Ndërkohë 689,070 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 11,338,967 qytetarë.

Burimi:  TheGuardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote obsh koronavirusi ne bote obsh

Sondazh

Poll