Bota

Humbi 35 % të parave që kishte kursyer/ COVID-19 frikëson koreanët, sterilizojnë paratë në mikrovalë dhe lavatriçe

2 Gusht 2020, 08:51 Nga DOSJA
Humbi 35 % të parave që kishte kursyer/ COVID-19 frikëson

KORE E JUGUT- Koronavirusi ka shkaktuar shumë ndryshime në jetën e mijëra njerëzve nëpër botë, pasi rregullat dhe masat për t’u mbrojtur nga ky virus vdekjeprurës janë primare tashmë.

Të panikosur nga Covid-19 qytetarët e Koresë së Jugut kanë vendosur të sterilizojnë edhe paratë duke përdorur metoda të ndryshme.

Ndër metodat që ata kanë përdour siç shkruajnë edhe mediat e huaja duken të çuditshme, por në të vërtetë janë reale. Ata i kanë futur paratë në mikrovalë dhe në lavatriçe për t’i dezifektuar.

Ndërsa Banka Qendrore e Koresë së Jugut ka njoftuar sëfundmi se banorët kishin zëvendësuar tre herë më shumë kartëmonedha të dëmtuara në gjashtë muajt e fundit si në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, dhe shumica besohet se janë shkatërruar në një përpjekje për të dezinfektuar kartëmonedhat në një mënyrë krejtësisht të papërshtatshme.

Një zyrtar i bankës qendrore është shprehur se vlera e përgjithshme e kartëmonedhave të dëmtuara që u kthyen në bankë mes janarit dhe qershorit pasi u dogjën në furrat me mikrovalë ose u lanë në makina larëse është 1.32 miliardë von ose rreth 1,1 milion dollarë.

Një rast i përmendur edhe nga zyrtarët e bankës është një qytetar i identifikuar me emrin Um, i cili arriti në bankë për të zëvendësuar 35.5 milionë von që i kishte dëmtuar pasi i lau plotësisht në lavatriçe. Banka arriti të zëvendësojë vetëm 22.9 milionë von, pra ai ka humbur 35 % të parave që kishte kursyer.

Burimi: indianexpress

A.C/Dosja .al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne korene e jugut koronavirusi ne korene e jugut

Sondazh

Poll

Bota 1 Gusht 2020, 20:25

SHBA-Melania Trump, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, ishte modele para se të martohej me presidentin Donald Trump para 15 vjetësh.Ajo është imigrante nga S...