Aktakuza ndaj Thaçit/ Wesley Clark: Është vazhdimësi për ta penguar ecjen e Kosovës përpara
2 Gusht 2020, 09:05Nga DOSJA
KOSOVË– Zhvillimet aktuale mbi aktakuzat e Speciales ndaj ish-liderëve të UÇK-së kanë shkaktuar reagime dhe komente të shumta, jo vetëm nga politikanët e zyrtarët vendas por edhe ato të huaj.
Së fundmi ish-komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të NATO-s, gjenerali Wesley Clark, i cili ka udhëhequr fushatën e bombardimeve kundër serbëve në vitin 1999, ka deklaruar se nuk ka pasur kurrë ndalesë të përpjekjeve për të vënë pengesa në rrugën e Kosovës drejt përparimit.
“Propozim-aktakuza ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është vazhdimësi e aktiviteteve për ta penguar ecjen e Kosovës përpara. Presionet dhe përpjekjet për ta nënçmuar Kosovën nuk janë ndalur kurrë.”- ka deklaruar gjenreali Wesley Clark për RTK.
Lidhur me aktakuzat e Gjykatës Speciale, Clark tha se nuk e ka idenë nëse ato janë të vërteta apo jo, por sipas tij shihet se është një vazhdimësi e aktiviteteve që është mjaft e dukshme edhe 20 vjet pas.
“Presidenti Thaçi ka qenë lider i UÇK-së, të cilin e kam takuar së pari në Rambuje, derisa vijonin ngegociatat, në shkurt të vitit 1999. Atje jam takuar edhe me udhëheqës tjerë të UÇK-së.”- përfundoi Clark.
Dialogu me Serbinë në Washington u ndërpre, pasi dy ditë përpara takimit Prokuroria Speciale publikoi aktakuzën për presidentin Hashim Thaçi, kreun e PD, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarë të UÇK, për krime lufte. Thaçi u mor në pyetje për katër ditë me rradhë nga Prokuroria Speciale në Hagë, për aktakuzën që i është dërguar se ka kryer më shumë se 100 krime lufte. Pas kthimit në Kosovë dhe pritjesmadhështore nga qytetarët shqiptarë në Morinë, më 18 korrik kreu i shtetit u përul në një fjalim para popullit të tij, duke ju premtuar se nga akuza do të dalë i pastër si loti.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KORE E JUGUT- Koronavirusi ka shkaktuar shumë ndryshime në jetën e mijëra njerëzve nëpër botë, pasi rregullat dhe masat për t’u mbrojtur nga ky virus vdekjeprur...
MAQEDONI E VERIUT– Parlamenti i ri i Maqedonisë së Veriut pritet të mblidhet më 4 gusht, ndërsa nuk është bërë ende asgjë zyrtare lidhur me përpjekjet për formi...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 4,764,522 të infektuar dhe janë ...
BRAZIL-Brazili është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ditë pas dite shënohet një numër i lartë i personave të infektuar.Në 24 orët e fundit j...
GREQI- Gjykata në Selanik ditën e djeshme ka dënuar me 3 muaj burg një burrë me origjinë shqiptar i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 30 vjeç...
KOSOVË- Një debat i fortë ka nisur në Kosovë në lidhje me një tender të zhvilluar nga Komuna e Mitrovicës, Agim Bahtiri. Më mediat sociale, kanë nisur akuz...
Bota 1 Gusht 2020, 20:25
SHBA-Melania Trump, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, ishte modele para se të martohej me presidentin Donald Trump para 15 vjetësh.Ajo është imigrante nga S...