Bota

Tragjike në Indi/ Vinçi rrëzohet gjatë testimin të ngarkesës, vdesin 11 njerëz

2 Gusht 2020, 08:41 Nga DOSJA
Tragjike në Indi/ Vinçi rrëzohet gjatë testimin të

INDI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi ku si shkak i rrëzimit të një vinçi kanë mbetur të vdekur të paktën 11 njerëz.

Siç shkruajnë edhe mediat e huaja,  Administratori i Qarkut Vinay Chand ka deklaruar se aksidenti ndodhi kur një vinç i rëndë u rrëzua ndërsa bënte testimin e ngarkesës. Nëntë punëtorë mbetën të vdekur në vend, ndërsa dy punëtorë të tjerë vdiqën gjatë rrugës për në spital.

 

Ndërkohë sa i përket kësaj ngjarje të rëndë, Ministri i Transportit Mansukh Mandaviya u shpreh i trishtuar për incidentin e pafat për shembjen e vinçit në Shipyard Hindustan Ltd Në një deklaratë të sotme.

Mandavia tha se ai është i trishtuar nga vdekja e parakohshme e punëtorëve, ndërsa u lut për shërimin e shpejtë të personave që janë plagosur.

Burimi: hindustantimes

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota indi indi

Sondazh

Poll

Bota 1 Gusht 2020, 20:25

SHBA-Melania Trump, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, ishte modele para se të martohej me presidentin Donald Trump para 15 vjetësh.Ajo është imigrante nga S...