Bota

Qeveria amerikane arrin marrëveshjen për blerjen e 100 milion dozave të vaksinës kundër COVID-19

2 Gusht 2020, 09:21 Nga DOSJA
Qeveria amerikane arrin marrëveshjen për blerjen e 100 milion dozave

SHBA– Covid-19 nuk po zhduket lehtë nga mbarë bota, e për këtë arsye shumë grupe shkencëtarësh dhe ekspertë të shëndetësisë po punojnë për krijimin e një  vaksine kundër Covid-19.

Së fundmi dy kompani të mëdha farmaceutike do të furnizojnë qeverinë e SHBA-së me 100 milion doza të një vaksine eksperimentale kundër COVID-19.

Sikurse shkruajnë edhe mediat e huaja, marrëveshja u nënshkrua me kompaninë franceze “Sanofi” si dhe me ndërmarrjen britanike GalxoSmithKline.

Qeveria amerikane do të paguajë deri në 2.1 miliardë euro për të furnizuar vaksina të mjaftueshme për 50 milionë njerëz, ndërsa parashikohet edhe mundësia edhe për blerjen e 500 milionë dozave të tjera.

Kjo marrëveshje mes dy palëve vjen pas programit “Operation Ëarp Speed”, i cili ka për qëllim sigurimin e një vaksine kundër Koronavirusit deri në fundit 2020.

Burimi: xinhuanet

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba vaksina kunder covid-19 koronavirusi ne shba vaksina kunder covid-19

Sondazh

Poll