Bota

“E dija që herët a vonë do të vinte një pandemi!”/ Habit virologia italiane: Nuk isha aq e befasuar, mua s’më be

2 Gusht 2020, 10:44 Nga DOSJA
“E dija që herët a vonë do të vinte një

ITALI– Pandemia Covid-19 ka vrarë mbi afro 700 mijë njerëz deri më tani në mbarë botën, por ende situata vijon të mbetet shqetësuese për sa kohë shifrat e rasteve të reja dhe viktimave janë në rritje.

Së fundmi sa i përket kësaj situate të vështirë, virologia e njohur italiane, Ilaria Capua ka deklaruar se pandemia e Covid-19 nuk ishte një befasi për të pasi  i studion këto raste prej 30 vitesh.

Në deklaratën e saj ajo ka hedhur poshtë  idenë se koronavirusi doli nga një laborator duke treguar se lindin nga kafshët, por ajo i ka bërë thirrje të njerëzve që të nxjerrin një mësim nga e gjithë kjo situatë.

“Unë e kam studiuar këtë temë për më shumë se 30 vjet në laborator, sepse këto viruse lindin gjithmonë nga rezervuari i kafshëve. E dija që herët a vonë do të vinte një pandemi! Nuk isha aq e befasuar. Ne duhet të kuptojmë mesazhet që kjo pandemi po na i përplas në fytyrë. Një pandemi nuk ju shpëton nga tjetra, ndodhin pandemitë, do të vijë një pandemi tjetër. Kjo pandemi është duke na ulëritur se qytetet, nuk po ia dalin dot. Ne që jemi marrë me shkencë për një kohë të gjatë duhet të bëjmë një vetëkritikë të madhe. Për një kohë të gjatë ata u thanë vendimmarrësve, politikanë, sipërmarrës, intelektualë që do të vinte një pandemi. Por askush nuk e besoi. Ne kemi një përgjegjësi të madhe, shkenca nuk duhet të zbulohet, por duhet të jetë e endur në arsyetim dhe në jetën e përditshme.”- u shpreh Capua.

Kujtojmë se Italia është një ndër vendet më të goditura nga virusi, ku tashmë numëron mbi 35 mijë viktima dhe më shumë se 247 mijë të sëmurë nga ky virus.

Burimi: adnkronos

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ilaria capua koronavirusi ne itali ilaria capua koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll