Bota

Covid-19 “mposht” Australinë/ Victoria u nënshtrohet kufizimeve të rrepta pas shtimit të rasteve të reja, studentët i

2 Gusht 2020, 09:51 Nga DOSJA
Covid-19 “mposht” Australinë/ Victoria u nënshtrohet

AUSTRALI– Australia nuk po gjen qetësi sa i përket situatës së vështirë të krijuar nga pandemia. Ditë pas dite atje është parë një rritje e ndjeshme e rasteve të reja me virus dhe viktimave.

Sipas mediave të huaja mësohet se për shkak të përkeqësimit të situatës në Victoria, qeveria ka shpallur kufizime të reja dhe shumë të rrepta. Victoria do të kalojë në fazën e katër kufizimeve në orën 18:00 ditën e sotme duke vendosur kufij në lëvizjen e njerëzve.

Shtetrrethimi gjatë natës nga ora 20:00 deri në 05:00, do të zbatohet në të gjithë Melbourne.

Ndërsa raportohet se arsyet e vetme për t’u larguar nga shtëpia gjatë këtyre orëve do të jenë puna dhe kujdesi mjekësor. Banorët e Melburnit do të lejohen të blenë dhe ushtrojnë ushtrime brenda 5 km të shtëpisë së tyre.

Gjithashtu të gjithë studentët në të gjithë shtetin do t’i rikthehen mësimit online nga shtëpia dhe qendrat e kujdesit për fëmijët do të mbyllen.

Vendim ky që vjen si pasojë e rritjes së infektimeve, ku vetëm në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 651 raste të reja duke e çuar numrin total të të sëmurëve në 11.557.

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota daniel andrews koronavirusi ne australi daniel andrews koronavirusi ne australi

Sondazh

Poll