Aktualitet

Aktivstët protestë kundër projektit të rrugës Milot-Fier: Shqiptarëve do t’u varet laku

1 Gusht 2020, 11:25 Nga DOSJA
Aktivstët protestë kundër projektit të rrugës

TIRANË -Një grup aktivistësh janë ngritur në protestë kundër projektit të rrugës Milot-Fier. Të mbledhur në Milot, ata janë shprehur, se shqiptarët do të paguajnë 20 euro vajtje-ardhje për të kaluar në këtë rrugë.

Sipas aktivistit Aulon Kalaja, shqiptarëve do t’u varet laku, nëse kompania nuk e ka të llogaritur në kontratë trafikun, pasi do ta paguajë qeveria shqiptare pjesën tjetër.

Për të kaluar këtë rrugë ju duhet të paguani në total 20 euro çdo konsumatori të rrugës, nuk është e vërtetë ajo që thotë zonja ministre që do të jetë 10 mijë lekë. Shqiptarëve do t’u varet laku për 35 vitet e ardhshme, nëse kompania nuk ka trafikun e llogaritur në kontratë, do të jetë qeveria shqiptare ajo që do të paguajë pjesën tjetër“, u shpreh Kalaja.

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë për këtë projekt, të cilin e ka quajtur ‘fantazmë’.  Gjithashtu demokratët janë shprehur, se fituese është përcaktuar kompania greke “Terna” dhe nuk ekziston asnjë tender ndërkombëtar.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta per milot-fier protesta per milot-fier

Sondazh

Poll