Aktualitet

Fshiheshin në Londër dhe Mancester, ekstradohen nga Britania e Madhe dy shqiptarë të dënuar për vrasje e plagosje të rën

1 Gusht 2020, 10:00 Nga DOSJA
Fshiheshin në Londër dhe Mancester, ekstradohen nga Britania e Madhe

RINAS-Dy shtetas shqiptarë të dënuar për vrasje janë ekstraduar ditën e sotme nga Britania e Madhe. Policia njofton, se është ekstraduar 45-vjeçari, Hektor Mahmutaj, i dënuar me 25 vite burg për vrasje nga Gjykata e Fierit. Mahmutaj në vitin 1997 vrau shtetasjin G.J., pranë rrugës automobilistike të fshatit Bejar në Mallakastër.

Po ashtu u ekstradua edhe Ronaldo Kolndreu, i cili është dënuar me 15 vite burg për “Vrasje me paramendim” të mbetur në tentativë. Kolndreu në 2018-ën, plagosi me thikë shtetasin S.B., në ambientet e një fabrike këpucësh.

Njoftimi i policisë

Interpol Tirana Vijon bashkëpunimi i suksesshëm me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Falë këtij bashkëpunimi janë kapur dhe ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar, dy shtetas shqiptarë të dënuar për vepra të rënda kundër personit. Paraditen e sotme, nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Londra, Mbretëria e Bashkuar, drejt vendit tonë, i shtetasve shqiptarë Hektor Mahmutaj, 45 vjeç, lindur në Fier dhe Ronaldo Kolndreu, 21 vjeç, lindur në Tiranë. Shtetasi Hektor Mahmutaj ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 25 vjet burgim, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në vitin 1997, Hektor Mahmutaj, pranë rrugës automobilistike të fshatit Bejar, Mallakastër, ka vrarë me armë zjarri shtetasin G. J. Shtetasi Ronaldo Kolndreu ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 15 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë. Në vitin 2018, në ambientet e fabrikës së këpucëve, shtetasi Ronaldo Kolndreu ka plagosur me thikë shtetasin S. B. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Mançester, Mbretëria e Bashkuar, u bë i mundur arrestimi i tyre në Londër dhe ekstradimi drejt vendit tonë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekstradohen dy shqiptare nga britania e madhe ekstradohen dy shqiptare nga britania e madhe

Sondazh

Poll