Sinjalet e Ramës për humbjen e nënës/ Si foli me krenari kreu i qeverisë për të atin, kujtoi sytë me lot dhe postoi foto
1 Gusht 2020, 10:23Nga DOSJA
TIRANË- A thua se kryeministri Edi Rama dha sinjale se një tjetër lajm i hidhur do ta trishtonte atë? Nëse i bëjnë një rezyme deklaratave të tij të fundit, vihet re se ai përmend të atin, origjinën dhe momentet kyçe në jetë. Nuk ngurron të flasë me krenari për gjakun e tij dhe veprat që la pas i ati.
Statusi i tij i fundit ka qenë dje në Facebook, ku u shpreh se i ati nëse do ishte gjallë do të festonte 88-vjetorin e lindjes. Në rrëfimin e tij, ai nënvizoi se pas funeralit të babait, nisi rrugëtimin në politikë.
“Im atë sot do të mbushte 88, nëse një goditje fatale në zemër nuk do t’ia kishte ndërprerë befasisht rrugëtimin në këtë botë plot 22 vjet më parë, kur vdekja e tij më solli në Tiranë e më ndryshoi rrugëtimin tim. Por kjo është një histori tjetër. “, u shpreh ndër të tjera Rama.
Madje tregoi se kishte mall për të atin, dhe u shpreh: “Shoh veprat dhe nga qielli më vjen buzëqeshja e tij”
Sakaq, nuk hezitoi të fliste në kuvend për të. Në seancën e parafundit, ai theksoi se është krenar që është i biri Kristaqit dhe e cilësoi atë si një komunist. Ndërkohë ai i ktheu një përgjigje presidentit Ilir Meta, se tha se babai i tij nuk do të harrohet asnjëherë, pasi ka lënë pas vepra të mëdha.
“Kur Ilir Meta përmend babain tim, ndenj thjesht keqardhje të thellë për Ilir Metën, t’i vijë turp, por në fund fare kur Ilir Meta të jetë harruar njëherë e përgjithmonë, Kristaq Rama do të jetë aty, tek ‘Nëna Shqipëri’ dhe Heronjtë e Pavarësisë së Vlorës dhe të gjithë kur të shkojnë të nderojnë dëshmorët apo etërit e pavarësisë do të ngrenë kokën lart dhe do të admirojnë atë që Kristaq Rama i ka lënë këtij vendi“, u shpreh kreu i qeverisë.
Por jo vetëm kaq, më 4 korrik me rastin e 56 vjetorit të tij, kryeministri Edi Rama bëri postimin e fundit me nënën. Të dy u shfaqën të përqafuar dhe vetë Rama u shpreh se ajo ishte gruaja që i dha jetën.
Ndoshta të gjitha këto kanë qenë sinjale për të treguar se nëna e tij ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndoshta, dhimbja e ndarjes nga jeta të nënës e kanë bërë nostalgjik kryeministrin, i cili kujtoi kohët e vjetra dhe njeriun e zemërs. Madje foli me krenari për rrënjët dhe gjakun e tij.
Sot në familjen Rama është një ditë zie, pasi siç u shpreh edhe vetë kreu i qeverisë, u ka ikur drita e shtëpisë, Aneta Rama.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
RINAS-Dy shtetas shqiptarë të dënuar për vrasje janë ekstraduar ditën e sotme nga Britania e Madhe. Policia njofton, se është ekstraduar 45-vjeçari, Hekt...
TIRANË -Presidenti Ilir Meta ka dekoruar me Dekoratën e Lartë, “Nderi i Kombit”, portierin legjendar të Partizanit dhe Kombëtares, Sulejman Maliqati, i cil...
TIRANË- Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare, nëna e kryeministrit shqiptar, Aneta Rama. Lajmin e hidhur e dha vetë kryeminis...
KAVAJË -Në qytetin e Kavajës është rritur numri i të prekurve nga COVID-19. Dosja.al mëson se gjatë 24 orëve të fundit në Kavajë janë shënuar 8 raste të re...
TIRANË– Duke qenë se po përballemi me klime të egër pandemie, dasmat, fejesat apo gostitë ndalohen, por kjo nuk i ka penguar shumë administratorë lokalesh ...
KAMZË- Pamje të rënda nga vijnë nga Kamza. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme në rrugë shfaqet i shtrirë një burrë i gjakosur, i cili ka plagë në...
VLORË– Radhë kilometrike makinash në jug të vendit. Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, qindra makina janë bllokuar në trafik, në fshatin turistik...
TIRANË- Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë nëna e kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama. Ndërkohë kryeministri sapo ka marrë vesh lajmin e hidhur ka shkuar me...
LEZHË– Të gjithë e dimë se ish-deputeti Eduard Ndocaj ka rënë në peshë. Ishin disa foto të publikuara nga gruaja e tij në rrjetet sociale, ato që ngjallën ...