Aktualitet

“Benzi” përplaset fuqishëm me “Suzukin” në Elbasan-Peqin, ndërron jetë 55-vjeçari nga Tirana

1 Gusht 2020, 10:57 Nga DOSJA
“Benzi” përplaset fuqishëm me “Suzukin”

PEQIN– Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar ditën e sotme në aksin Elbasan-Peqin. Nga përplasja mes dy mjeteve tip “Suzuki” dhe “Benz”, ka ndërruar jetë një 55-vjeçar me iniciale A.N., banues në Tiranë.

Ky i fundit ishte pasagjer në mjetin tip “Suzuki”, të drejtuar nga 67-vjeçari H.R. Gjithashtu si pasojë e aksidentit janë plagosur lehtë drejtuesit e të dy mjeteve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Peqin/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, mjeti tip “Suzuki” me drejtues shtetasin H.R., 67 vjeç, banues në Elbasan, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin M.K., 38 vjeç, banues në Maqedonin e Veriut. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi A.N., rreth 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte pasgjerë në mjetin tip “Suzuki”, si dhe janë plagosur lehtë të dy drejtuesit e mjeteve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(g.sh/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll